TIRANE- Ndihem fajtor që nuk kam ditur gjë për konfliktin mes djemve në shkollë. Kishin 2 vjet që konfliktoheshin, kohët e fundit më shumë”. Kështu e ka nisur rrëfimin e tij për mediet Dritan Varaku, i ati i Edrin Varakut, djali 16 vjeç që ekzekutoi me pushkë shokun e tij në klasën e shkollës profesionale të Shkozetit. Ai thotë se “Mësuesit nuk më kanë vënë në dijeni asnjëherë për këtë sherr mes djemve, do ishte shmangur gjithë kjo, jam i bindur. Unë binda djalin të dorëzohej. Kishte 7 orë që fshihej, e binda që më mirë do ishte të dorëzohej dhe të pranonte fajin dhe arsyet që e çuan deri aty. Jemi të hidhëruar, një fëmijë u vra nga dora e djalit tim, jemi keq, të gjithë si familje, pasi është ngjarje tepër e rëndë”. Sipas të atit të autorit, dy djemtë kanë pasur konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin, sa situata në shkollë një moment dhe kishte degjeneruar duke sjelle dhe praninë e policisë.
Sipas Dritan Varakut, ai si prind nuk është vënë në dijeni nga drejtuesit e shkollës, dhe këto i ka mësuar vetëm ditën tragjike të vrasjes. Nga ana tjetër, gjatë dëshmisë në polici, minoreni Varaku ka thënë se “E vrava, pasi nuk mund ta duroja dot më. Adriatiku më thoshte: Të… robt, të… motrën. Më ofendonte vazhdimisht.” Sakaq, për pjesën e arrestimit ai thotë se “Pata frikë fillimisht. Mendova që nuk do të më gjenin dot. Por, kur babai kishte bërë ujdi me policinë, u binda që s’kisha nga shkoja më. Babi në telefon më tha që duhej të dorëzohesha, por unë vijova të lëvizja nëpër rrugica”. Policia e ka kapur pas 7 orësh autorin e vrasjes në qendër të qytetit të Durrësit. Edrin Varaku, 15 vjeç, nxënës i të njëjtës shkollë, pati frikë t’i dorëzohej policisë, ndërsa i ati ishte lajmëruar më parë nga blutë e Durrësit për atë ç’ka kishte bërë i biri. I tha që të vinte në një lokal, por ndërkohë lajmëroi policinë për gjithçka.
Vrasja ka ndodhur rreth orës 10:00, të së mërkurrës, te oficinat ku nxënësit bënin praktikën, brenda ambienteve të shkollës. Sipas policisë viktima Adriatik Tota, 17 vjeç ishte nxënës në vitin e dytë, dega mekanike. Ai ishte nga Kukësi, por familja e tij banonte në Sukth të Durrësit. Adoleshenti kishte 3 motra, kurse i ati punon si emigrant në Itali. Zyrtarisht Ministria e Brendshme deklaroi se Policia e Durrësit ishte lajmëruar në orën 09.50, teksa 5 minuta më vonë punonjësi i policisë konfirmoi vrasjen. Nxënësit kanë qenë në orën e praktikës që po bëhej në ofiçinë.
Drejtori: S’dija për sherrin. Përcillet Tota
Familjarë, mësues, nxënës të shkollës ‘Beqir Cela’ i dhanë dje lamtumirën shokut dhe nxënësit të ndarë nga jeta 2 ditë më parë. Klasat e vitir rë II të shkollës morën pjesë në varrimin e shokut të tyre Adriatik Tota, vetëm 16 vjeç i vrarë nga moshatari i tij. Tronditja e shumë prej tyre është e madhe, të gjithë ishin prezent kur u shkreh arma dhe ra i vdekur. Ata rrëfejnë se ishin duke bërë mësim në klasën e mekanikës, së bashku me ta Adriatiku dhe Edrini anash në tryezë tjetër. Nuk ka zgjatur shumë kur Edrini nxjerr një pushke të fshehur nën xhaketë dhe ia ka drejtuar moshatarit Adriatik.
Nxënësit thonë se gjëja e parë që kanë bërë ka qenë shtrirja përtokë dhe më pas kanë vënë re që autori, shoku i tyre është larguar. I mbytur në gjak ka mbetur Adriatiku, që humbi jetën në çast. Sakaq, Bashkim Shkëmbi drejtori i shkollës ‘Beqir Cela” thotë se “Nuk kam pasur dijeni për grindjen e djemve. Një ngjarje e tillë do të ishte shmangur nëse do të isha vënë në dijeni. Me kapuç ka hyrë brenda dhe ka qëlluar në drejtim të 15-vjeçarit e ka përshkuar rrugën nga dera e shkollës deri tek oficina, që është gati 250 m largësi. Njëri nga plumbat i ka hyrë pas veshit dhe i doli në qafë dhe ishte fatali, kurse tjetri e preku në krah.
(Ne foto: Edrin Varaku, autori i vrasjes)
Shkrimi u publikua sot (06.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Vrasja e Adriatik Totës në shkollë