Ministria e Punëve të Jashtme shpreh keqardhjen e thellë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Smilkovc të Shkupit, ku në rrethana ende të paqarta janë vrarë pesë persona.
MPJ u shpreh ngushëllimet e saj familjarëve të viktimave dhe inkurajon autoritetet shtetërore që të hetojnë plotësisht këtë ngjarje. “MPJ vlerëson se në këtë situatë është e nevojshme ruajtja e qetësisë, dhe shmangia e çdo lloj keqinterpretimi që pengon zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike. “- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga zëdhënësja e ministrisë Eva Kushova.
(sg/shqiptarja.com)