TIRANE - Vazhdojnë hetimet mbi vrasjen e ndodhur pasditen e djeshme në Tiranë, ku humbi jetën 31 vjeçari, Remzi Çollaku, i vrarë pranë derës së shtëpisë së tij nga Lorenc Zaimi, i cili u arrestuar nga policia vetëm 30 minuta pas kryerjes së krimit.
Hetimet e policisë çojnë në hipoteza se viktima mund të jetë goditur me shkok bejzbolli pas koke.
Policia konfirmoi se konfrontimi mes dy shtetasve ka nisur për arsye banale, ndërkohë që viktima dhe autori i vrasjes ndodheshin në lokal.
Policia ka shpallur në kërkim dhe një tjetër person që dyshohet se ka qenë me Zaimin gjatë momentit të konfrontimeve. E gjithë historia duket se ka motiv një sherr banal të nisur në një lokal pranë shtëpisë së viktimës Çollaku.
POLICIA JEP DETAJET E VRASJES
Policia e Kryeqytetit, nëpërmjet një deklarate për shtyp, sqaroi sot detajet e vrasjes së kryer pasditen e djeshme, ku si pasojë e një konflikti banal humbi jetën 31 vjeçari Remzi Çollaku, i cili u vra nga shtetasi Lorenc Zaimi, 28 vjeç.
"Nga hetimet e kryera rezulton se viktima dhe autori kanë qënë duke konsumuar pije alkolike, në lokalin Bar-Kafe të ndodhur në lagjen e Çollakeve, dhe për motive të dobëta të çastit janë grindur në ambjentet e këtij lokali, e më pas janë goditur me grushta e sende rrethanore, ku për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Remzi Çollaku", thuhet në deklaratën e Policisë.
Policia bëri të ditur se autori, Lorenc Zaimi, është kapur në banesën e vjerrit të tij, në Shkozë të Tiranës.
GODITJA
Çollaku dhe Zaimi kanë qenë të ulur në lokal në tavolina të ndryshme dhe janë kapur me fjalë me njëri tjetrin dhe më pas kanë kaluar në ofendime reciproke. “Ishim në lokal dhe Remziu me atë djalin tjetër është zënë në fillim me fjalë, sherri nisi kot fare dhe të dy e ofenduan njëri tjetrin”, tha një banor i lagjes Farkë e Vogël, i cili ishte dhe dëshmitar i debateve.
Pas sherrit në lokal Lorenc Zaimi ka hipur në makinën e tij dhe ka bërë disa xhiro rreth rrugicës pranë lokalit. Siç duket, në pritje që Çollaku të dilte nga lokali. Gjatë xhirove me makinë Zajmi ka qenë i shoqëruar nga një shoku i tij i cili është shpallur në kërkim.
Pasi ka parë Remzi Çollakun të dalë nga lokali Zaimi i është afruar me makinë. Viktima Çollaku e ka marrë si provokim sjelljen e Zaimit dhe përsëri ka nisur sherri. Sërish janë ofenduar kësaj here në rrugë dhe vetëm 20 metra larg shtëpisë së viktimës. Pasi kanë debatuar në distancë në një moment Zaimi ka zbritur nga makina sëbashku me shokun e vetë dhe debatet janë konvertuar në konfrontim fizik. “Nisën të gjuheshin me grushte në mes të rrugës. Më pas Remziun e kanë ndjekur me vrap ai u fut në drejtim të shtëpisë dhe porsa hyri në oborr sërish janë goditur me njëri tjetrin. Më pas familjarët e gjetën të shtrirë në tokë Remziun dhe ne mësuam se kishte vdekur”, - tha dje një i afërm i viktimës. Dyshohet se Lorenc Zaimi e ka goditur me një shkop bejzbolli pas koke viktimën Çollaku. Ai është transportuar menjëherë nga të afërmit për në spital por ka qenë çdo gjë e kotë pasi goditja e marrë në kokë ka qenë fatale dhe pa kthim pas. Policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorit të cilin e ka arrestuar jo shumë larg zonës ku ndodhi krimi duke lëvizur me automjet. Shoku dhe bashkëpuntori I Zaimit në këtë ngjarje është shpallur në kërkim pasditen e djeshme dhe mendohet se është larguar me një taksi pasi ka zbritur nga automjeti i Zaimit.
HETIMI
Që në momentet e para, policia konfirmoi se konflikti ishte për arsye banale. Këtë fakt e konfirmojnë edhe dëshmitarë të ngjarjes por edhe vetë daja i viktimës Çollaku. “Tre orë përpara se të ndodhte ngjarja jemi takuar sëbashku dhe kemi pirë kafe. Ishte çdo gjë shumë në rregull dhe nuk e kuptoj se përse mund të jenë zënë”, tha dje daja I viktimës. I pyetur nëse mes nipit të tij dhe autorit të dyshuar Lorenc Zaimi ka patur konflikte të hershme ai ka mohuar duke u shprehur se gjithçka ka qenë një sherr i momentit. “Ai djali që ka kryer vrasjen nuk jeton fare në zonën e Çollakëve, pasi është nga Shkoza më duket. Këtu pranë jeton daja i tij, ne e njofim pasi vjen këtu te daja i vetë për të qëndruar por mund t’iu siguroj se mes tij dhe nipit tim të vrarë nuk ka patur asnjë konflikt të mëparshëm”, - tha dje daja I viktimës Remzi Çollaku.
(Në foto: Shtëpia e viktimës, Remzi Çollaku)
(hh/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com