VLORË – Nga kërkimet në terren, Policia e Vlorës mësohet se mëngjesin e sotëm ka gjetur armën e vrasjes së Myrdar Binjakajt, 32 vjeç, dhe të plagosjes së Klodian Binjakaj vëllai i Myrdarit dhe Reshat Muska, 43 vjeç kushëri i vëllezërve Binjakaj. 

Burime nga Policia e Vlorës, kanë bërë të ditur se, arma e krimit e llojit kallashnikov është gjetur në një kosh mbeturinash pak metra larg vendit të krimit në zonën e Ujit të Ftohtë.

Ndërkaq, policia ka marrë në mbrojtje familjen e autorit të dyshuar të këtij krimi, Kreshnik Nazëraj me qëllim shmangjen e hakmarrjes mes dy familjeve. Vazhdojnë kërkimet për arrestimin e autorit.
 
Vrasja ndodhi më më 6 janar 2014 në zonën e "Ujit të Ftohtë", para hotel "Delfinët".Nga hetimet është zbuluar se, krimi ka ndodhur pasi një prej të plagosurve Klodian Binjakaj ka pasur me qera hotelin e babait të autorit N. Nazëraj.

Por kontrata ishte ndërprerë dhe familja Binjakaj pretendonte një shumë të madhe parash si pasojë e prishjes së kontratës së qeradhënies. E për këtë qëllim, ditën e sotme të plagosurit së bashku me disa të afërm kanë shkuar për të kërkuar shumë e lekëve që pretendonin.

Si rezultat i mosmarrëveshjes mes palëve, konflikti ka denigruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit dhe sendeve të forta.

(sg/shqiptarja.com)