TIRANE- Klodian Binjakaj njëri nga të plagosurit e ngjarjes së 6 janarit në Vlorë, ku Myrdar Binjakaj ka mbetur i vrarë dhe Reshat Muska është plagosur, tregon se shkak i konfliktit me pronarët e hotelit “Delfin” në Vlorë ka qënë një shumë prej 15 milion lekë të vjetra. Këto para i janë kërkuar, Nuredin Nazërajt, babait të autorit të krimit, pasi shuma financiare ishte investuar nga Klodian Binjakaj dhe Myrdar Binjakaj, gjatë fazës së rikonstruksionit të plotë të hotelit.
Ky borxh, është pranuar dhe në polici nga Nuredin Nazëraj, gjatë kohës kur palët janë ballafaqur në polici, ku dhe ka pohuar se në pamundësi për të paguar borxhin, pala qëramarëse të vijonte zbatimin e kontratës së lidhur mes tij dhe Klodian Binjakaj. Në një intervistë për gazetën “Shqiptraja.com”, Binjakaj tregon me detaje momentin e sulmit me leva dhe kallashnikov, 30 minuta pasi të dyja palët kishin dalë nga komisariati i Vlorës, ku dhe kishin bërë ballafaqimin.
Zoti Binjakaj, si ka ndodhur ngjarja e 6 janarit, ku ju mbetët i plagosur?
Kemi qënë në policinë e Vlorës, ku ne si palë qëramarëse të hotelit dhe Nuredin Nazëraj si pronar i hotelit. Kemi qëndruar disa minuta dhe në prani të policisë, Nuredini ka pranuar se nëse prishte kontratën e qërasë së hotelit, duhet të na paguante borxhin prej 15 milion lekë ktë vjetra. Kjo shumë ishte si pasojë e punimeve që ne si qëramarës kishin kryer për rikonstruksionin e plotë të hotelit. Në pamundësi për të paguar këtë shumë financiare Nuredini ka pohuar në prezencë të policisë që kontrata të vijonte dhe ne të shfrytëzonim hotelin sipas kushteve të kontratës, deri në përfundim të saj, që ishte viti 2019. Në fund të procesverbalit të deklarimeve tona në polici kemi thënë se të dy palët do shkojnë në ambjentet e hotelit.
Çfarë ndodhi pas këtij shqarimi, pasi dolët nga ambjentet e policisë?
Dua të theksoj se ky ishte sqarimi i dytë që bëmë, pasi kishin kryer në prani të policisë dhe një takim tjetër 3 ditë para ngjarjes. Ndërsa takimin e dytë e bëmë 30 minuta para se të ndodhte ajo që ndodhi. Unë, së bashku me djalin e xhaxhait, Myrdarin dhe djalin e hallës Reshat Muska, kemi hipur në makinë dhe shkuam në objekt. Nuredini Hazëraj, djali i tij Kreshnik Nazëraj, gruaja e Nuredinit, Keli, dhëndri i Nuredinit dhe kunati i tij, Baftjari na kanë sulmuar me leva dhe grushta. E gjitha kjo ka ndodhur sapo ne kemi zbritur nga makina.Ne kemi kërkuar që të vinte policia dhe të sqaroheshim por ata nuk u ndalën, duke na qëlluar.
Kush ishte personi që ka qëlluar me atomatik drejt jush?
Njeriu që na qëlloi ka qënë djali i Nuredinit, Kreshnik Nazëraj. Ky i fundit ka shkuar brenda hotelit dhe ka marrë armën, duke qëlluar menjëherë. Ka ndodhur me sekonda gjithçka. Unë jam rrëuzuar në tokë pasi një plumb kam marrë në afërsi të shtyllës kurrizore, ndërsa ka mbetur i vdekur djali i xhaxhait, Myrdar dhe i plagosur djali i hallës Reshiti.Autor krimi nuk ka qënë vetëm Kreshnik Nazëraj, por edhe katër personat e tjerë, që na goditën me leva.
Teksa zbritët nga makina dhe ju drejtuat hotelit patët ndonjë debat me autorët e krimit?
Jo jo. Asnjë debat. E vetmja fjalë që i thamë ishte: “…Të vijë policia dhe të sqarohemi…”.
Aktualisht keni dijeni se ku fshihet personi që ju qëlloi me automatik?
Nuk e di fare, policia e ka shpallur në kërkim po nuk është arrestuar ende. Nga policia duhet të arrestohen dhe bashkëpuntorët e tij, porn ë fakt ata vijojnë punën të lirë në hotel.
Pra ata pas ngjarjes së rëndë po shfrytëzojnë hotelin, megjithëse ka një kontratë qëraje mes jush dhe Nuredin Nazëraj që mbaron në vitin 2019?
Po. Pas gjithë asaj që ndodhi ata po qëndrojnë të lirë dhe janë duke shfrytëzuar hotelin. Kontrata e qëramarrjes ende është në fuqi por ata po veprojnë sikur të mos kishte ndodhur gjë.
Shkrimi u publikua sot (16.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com