Vrasja në Vlorë/ Sherri për kamerat e sigurisë, autori krushqi me 60-vjeçarin, e qëlloi me shkop bejsbolli

Konflikti për pronën dyshohet se është shkaku i një konflikti të degjeneruar në vrasje në qytetin e Vlorës. Viktima është 60-vjeçari Bujar Mehmetaj,  i cili pasi ka pësuar lëndime të rënda nga një person që dyshohet të jetë komshiu i tij, i riu me inicialet J.L., 25 vjeç, si pasojë ka ndërruar jetën në spitalin e qytetit.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe arrestimin e tij. Sipas dëshmive të disa personave që ndodheshin në afërsi të një pike karburanti në afërsi, autori i krimit ka goditur komshiun, me të cilin ka krushqi, me një shkop bejsbolli.

Shkaku mund të jetë vendosja e kamerave të sigurisë në ambientet e njërës banesë, por me fushëpamje nga të dyja shtëpitë. Dy punonjës të karburantit u shoqëruan nga policia në cilësinë  e dëshmitarëve okularë.


Lajmi kryesor:

'Kamerat e tua filmojnë shtëpinë time'/ 25-vjeçari qëllon për vdekje me shkop bejsbolli krushkun në Vlorë...shpallet në kërkim (VIDEO)


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar