TIRANE- Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka depozituar në gjykatë dosjen për vrasjen e Zall Herrit. Të pandehur në këtë çështje janë Afrim Ceka dhe Nazmi Islamaj, në ngarkim të të cilëve është ngritur akuza e vrasjes me dashje në kushtet e gjendjes së rënduar psikike.

Dosja është bërë pjesë e shortit elektronik nga ku është caktuar gjyqtare Alkelina Gazidede si relatore trupi gjykues. Ngjarja për të cilën akuzohet dy të pandehurit ka ndodhur para pak kohësh në Zall Herr ku mbeti i vrarë Shpëtim Bakoçi. Motivi i krimit kanë qenë bagëtitë e viktimës, të cilat u futën dhe kullotën në pronën e familjes Islamaj.

 Sipas hetimeve të prokurorisë familja Bakoçi ka në pronësi rreth 300 krerë bagëti. Ndërkohë familja Islami, e cila banon po në këtë zonë, në afërsi të Zall-Herrit në Tiranë, ka pasur prej afro një viti konflikte për kullotat me familjen Bakoçi. Kur ka parë delet e komshiut i ka kërkuar Bakoçit që ti largonte dhe ka marrë armën duke qëlluar në drejtim të viktimës. Në të njëjtën kohë viktima e ka qëlluar me çifte, duke i mbetur i plagsour edhe vetë Nazmi Islamaj. Ndërsa vazhdon të jetë në kërkim autori tjetër i krimit Afrim Caka.
(at/shqiptarja.com)