TIRANE-Report Tv zbardh pjesë nga dëshmia e dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini i arrestuar ditën e djeshme së bashku me Ardiano Hajdarin me akuzën e vrasjes së Florian Lamçes. Sokol Sanxhaktari është shprehur se nuk e mban mend se përse e qëlloi Florian Lamçen. "Nuk mbaj mend asgjë, nuk më kujtohet se çfarë ka ndodhur dhe pse e qëllova Florin" mësohet se është shprehur ai.

Lame së bashku me Hajdarin dhe Sanxhaktarin kanë qenë së bashku në një lokal pranë qendrës së qytetit, madje postuan edhe foto së bashku në rrjetet sociale të përqafuar. Ata qëndruan përgjatë gjithë natës në lokal duke pirë dhe rreth orës 05:30 të dehur u përleshën në bisedë e sipër. Si pasojë e goditjeve me shishe dhe sende të tjera të forta, Florian Lamçe ndërroi jetë në spital.

Dy të arrestuarit tani do të përballen me drejtësinë me akuzën e vrasjes së kryer me dashje në bashkëpunim. Sa i përket viktimës, ai ka qenë i njohur për drejtësinë, pasi ka qenë dënuar me tre vite burg për pengim të zbardhjes së krimit, ndërsa është hetuar edhe për dy plagosje. Sakaq i vëllai i tij, Olti lamce, është i dënuar me 24 vite burg për vrasje. Në vitin 2011 ai vrau pronarin e disko 'Tekiles', Almir Canin.

Sokol Sanxhaktari dhe viktima Florian Lamçe

Sokol Sanxhaktari dhe viktima Florian Lamçe