Vrasje horror e kërcënimin për terrorizëm, kush është 'killeri' që dha alarmin fals për bombë ndaj gjyqtarit

Vrasje horror e kërcënimin për terrorizëm, kush është 'killeri' që dha alarmin fals për bombë ndaj gjyqtarit

Detaje të reja kanë dalë nga alarmi fals i bërë ditën e sotme nga burgu i Drenovës duke thënë se në makinën e gjyqtarit Markelian Kuqo kishte bombë. Policia ka zbuluar se kjo telefonatë false u bë nga Neim Behari i cili vuan dënimin për vrasje në burgun e Drenovës.

Shqiptarja.com ka zbardhur të shkuarën kriminale të Beharit, nga vrasja horror e taksistit me prerje fyti, te kërcënimi për akte terroriste. Ai në vitin 2016 kërcënoi nga burgu i Fushë Krujës me akte terroriste në Tiranë. Aty ai  vuante dënimin për një vrasje të kryer 14 vite më parë.

Por si ndodhi vrasja?

Më 20 Mars të vitit 2005-ë, Behari atëherë 25-vjeç, ka vrarë në Lushnje një taksist.
 
Viktima ishte pronar i mjetit tip "Benz" me targa LU5410B. I pandehuri Neim Behari kishte shkuar ne qytetin e Lushnjes dhe pranë stacionit të trenit ka pajtuar si taksist Themi Qosen me qëllim mbërritjen deri në fshatin Marinëz.
 
Behari dhe viktima nuk kanë bërë pazar për shumën që duhej paguar për të shkuar atje. Pasi kanë dalë në rrugën dytësore, Behari i ka kërkuar taksistit 100 mijë lekë. Viktima s'ka pranuar duke kërkuar detyrimin për shërbimin prej 5 mijë lekësh. Në këtë moment i pandehuri ka ngritur zërin duke filluar debatin dhe makina ka ndaluar.
 
Në debat e sipër 25-vjeçari ka menduar vjedhjen e taksistit dhe gjatë rezistencës së Qoses ka nxjerrë thikën duke e qëlluar në fyt.
 
Edhe pas këtij veprimi Behari e ka goditur disa herë të tjera viktimën. Krimi është parë nga dëshmitari me inicialet A. A., që kulloste bagëtitë aty pranë.
 
Sipas dëshmitarit, kur i autori ka parë se taksisti ndërroi jetë, i ka afruar makinën dhe e ka hedhur trupin ne portobagazh.
 
Pasi ka ndezur serish mjetin, Behari ka shkuar afër një kabine elektrike dhe ka nxjerrë trupin e Themi Qoses duke e futur brenda në kabinë, por është parë nga dëshmitari i dytë P. N., i cili ishte roje. Me tej, ka kërcënuar rojen që të largohej dhe vetë i ka hipur makinës për t'u arratisur.
 
Behari u arrestua nga policia në 21 mars të vitit 2005-ë, ndërsa vendimi i formës së prerë është dhënë në 21 Janar të vitit 2010, duke e dënuar 25-vjeçarin me 24 vite burg.
 
Autori ka kërkuar ulje të dënimit me pretendimin se vuan nga probleme mendore, por kjo nuk është vlerësuar nga Gjykata. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 15/10/2019 22:13

    Po Beharoja nga e gjeti telefonin në burg apo aty i ka gjith te mirat, ha pi, q..fli lahu luaj bilardo duke i shkelqyer lekura nga te ngrenet. Mos ka dhe kepuce llustrafune e kostum Armani për te shkuar nëpër ahengje?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)