EMRI/ Atentat në Durrës, 40-vjeçari ekzekutohet me kallash në derë të shtëpisë, në 2012 u kap me kokainë në Itali (FOTO+VIDEO)

DURRËS- Një person është vrarë me armë zjarri mesditën e sotme në qytetin bregdetar. Viktima është Feriz Bardhi, 40-vjeç nga Shën Vlashi banues në Durrës, baba i dy fëmijëve dhe pjesën më të madhe të kohës qëndronte jashtë shtetit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 18 pranë Kryqit të Kuq në Durrës rreth orës 12:55 minuta. Ai u qëllua me armë zjarri tip automatik në derë të shtëpisë ku edhe pse u dërgua me shpejtësi i plagosur në spital, nuk mundi që të mbijetonte duke ndërruar jetë.

Nga grupi hetimor, shkak për këtë atentat është bërë aktiviteti më të cilin merrej ai jashtë vendit. Feriz Bardhi, i lindur më 1979 nuk është një emër  panjohur për policinë. Ai rezulton që në vitin 2012 të jetë arrestuar nga policia italiane në Ascoli pasi së bashku me një person tjetër të quajtur Arif Qelia është kapur me një sasi prej 700 gramë kokainë të pastër teksa lëviznin me një BMW X6.  Policia italiane e ka konsideruar atë si një korrier të kokainës dhe kjo ka bërë që policia aktivitetin e tij ta hetonte si pistë për ekzekutimin e tij.

Viktima Feriz Bardhi

Ndërkohë personat që kanë kryer vrasjen i kanë zënë pritë pranë banesës, ndërsa kanë hapur zjarr sapo Feriz Bardhi ka dalë nga dera. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij krimi. Ndërsa tek Ura e Gjolës është gjetur një makinë e djegur që dyshohet të jetë e autorëve. Brenda saj janë gjetur edhe disa armë. Policia po punon për të verifikuar nësë ato janë përdorur nga autorët e vrasjes së ndodhur në Durrës. Makina e djegur është dërguar në Durrës për ekspertizën e cila do të vërtetojë nëse i përket apo jo autorëve të atentatit të ndodhur mesditën e sotme.

Foto nga vendi i ngjarjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:18
Vrasja e 40-vjeçarit në Durrës/ Gjendet një makinë e djegur tek Ura e Gjoles, brenda saj edhe disa armë

Një makinë tip Benz është gjetur e djegur poshtë urës së Gjolës në Fushë-Krujë.  Ajo dyshohet se i përket autorëve të cilët ekzekutuan ditën e sotme Feriz Bardhin në lagjen 18 në Durrës. Ndërkohë brenda në automjet janë gjetur edhe disa armë, të cilat dyshohet se janë përdorur për vrasjen e ndodhur në Durrës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mazllem pepinua: 01/08/2019 18:18

    so gjithmone burrimi i problmeve gjendet ne zonen midis laprakes edhe krujes

    Përgjigju
  • Likatro: 01/08/2019 17:56

    Flamurtari-Teuta ?

    Përgjigju
    • Çimok: 01/08/2019 21:00

      Prisni se nuk e le Vlora mangut ngjarjen e rradhës që sot në mesnatë ka për të ndodhur në Vlorë.

  • Fredi: 01/08/2019 14:02

    Bo bo bo imagjinoni aty tek dera e shtepise te ishte ndonje femije... Shpejt urgjent te hyje ne fuqi Ligji i Ligjeve te shtetit me demokratik në botë! Vetëm ai bën zap mutat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen