Kol Haxhia, babai i dy vëllezërve që u ekzekutuan me armë zjarri dy ditë më parë në Durrës shprehet se servisin që kishin te tregu i makinave në qytetin bregdetar e kanë ngritur me kredi, rreth 40 mijë euro që kanë marrë.
“Punoj mekanik privat në parkun e Durrësit. Besmiri dhe Tori kishin hapur një servis makinash me të cilin punonin dhe një lavazh. I bëj thirrje medies që të mos hedhin hi pasi nuk e dinë çështjen e kalamajve të mi. Kam hyrë borxh, kredi, kam marrë kredi rreth 40 mijë euro, kam vendosur shtëpinë peng, ju bëj thirrje, kërkoj ndihmë nga shteti sa të mundet, gazetarët të mos më rëndojnë më tepër" tha ai.
Por cilat janë pistat që po hetohen deri tani? Prishja e pazareve të drogës është pista kryesore ky po hetohet për ekzekutimin me 56 plumba të dy vëllezërve, Viktor dhe Besimir (i njohur si Miri) Haxhia. Policia dhe prokuroria ende s'kanë një autor të dyshuar të këtij krimi në të cilin u ekzekutuan dy vëllezërit.
Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno theksoi se Besmir Haxhia ka qenë i implikuar në trafik droge në Greqi dhe në Francë dhe i dënuar në këto dy vende, duke sjellë më pas edhe deportimin e tij në Shqipëri, pasi kreu dënimet. Fillimisht Besmir Haxhia ka qenë dënuar në vitet 2007-2010 në Greqi për trafik droge dhe më pas në Francë.
Pra mosmarrëveshjet dhe prishja e pazareve të drogës është pika kryesore ku grupi hetimor është përqendruar për të shkuar në gjurmët e autorëve të vrasjes mafioze. Megjithatë, tha më tej, gazetari Qyno, nuk përjashtohen edhe pistat e tjera të konflikteve në bizneset që kishin dy vëllezërit dhe jetën personale.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8062
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Luftë' me armë mes të 'fortëve' në Elbasan! Nuredin Dumani shkoi t'i bënte atentat Talo Çelës, 'ushtarët' e tij e plagosin, e qëllojnë mbi 20 herë brenda BMW-së (VIDEO)
29 Mars 2022, 18:04
-
2 vrasjet e bujshme me 4 viktima në Durrës, pezullohen hetimet për 1 vit për Talo Çelën e Nuredin Dumanin! SPAK: Gjejini ku fshihen! Në gjykim 4 anëtarët e tjerë të grupit
21 Tetor 2021, 11:46
-
2 vrasjet e bujshme me 4 viktima në Durrës, SPAK përfundon hetimet për grupin e Talo Çelës, dërgon çështjen për gjykim
7 Korrik 2021, 08:37
-
672 telefonata për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia në Durrës, Report Tv zbardh dosjen e plotë! Vrasësi me pagesë: Krimi bëhet, vendi ishte i mirë! GJKKO i lë në burg
19 Qershor 2021, 11:11
-
Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia në Durrës, në pranga dy vrasësit me pagesë! Ranë dakord të kryenin atentatin, por njëri prej tyre u tërhoq pasi u infektua me COVID
17 Qershor 2021, 08:25
-
Detaje të reja nga vrasja në Rrogozhinë/ Klevis Kapllani shok i ngushtë i Nuredin Dumanit, që kërkohet për dy vrasje
17 Shtator 2020, 15:03
-
Gjykata e Posaçme e Apelit lë në burg Altin Ndocin, akuzohet për vrasjen e 4 personave në Durrës
19 Gusht 2020, 14:19
-
Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, GJKKO burg 3 të dyshuarve
21 Korrik 2020, 16:24
-
10 mijë euro kush jep informacion për arrestimin e Talo Çelës! Në arrati për grabitjen e Rinasit, organizoi atentatin e dyfishtë në Durrës
7 Korrik 2020, 15:18
-
Çela e Dumani vranë vëllezërit në Durrës, u humbën lekët e grabitjes së Rinasit që “ruanin” në servis /FOTO
3 Korrik 2020, 16:03
-
Në arrati për grabitjen e Rinasit, Talo Çela organizoi atentatin e dyfishtë në Durrës! Në kërkim dhe trafikanti i vajzave (VIDEO)
3 Korrik 2020, 11:23
-
Ngjarjet e bujshme kriminale të 2020-ës, 24 vrasje në 6 muaj! 12 menjëherë pas karantinës
1 Korrik 2020, 14:27
Degjojeni zerin e ketij babai te vuajtur dhe dhimbjen e tij dhe mos e lendoni me pa te drejte ate... Media duhet te jete korrekte, te kete moral dhe te edukoj moral nepermjet punes se saj
Përgjigjutamam moral dhe edukim vlerasha nepermjet punes. E pse ka qene ne burg njeri nga djemte??? 55 gezhoja e paskan pasur punen ne gjak. Mos na cani garin me moral per horra
si fillim ngushellime per humbjen e femijve edhe inshalla e kan dheun e lehte por nuk ma merr mendja se nje servis nje lavazh nje pik kembimi e shume gjera te tjera hapen vetem me 40 mije euro gjithjesi ngushellime famlijes
Përgjigju