DURRËS- I njohur si person i rrezikshëm, Arben Mërkuri, me pseudonimin Maneci u ekzekutua me kallashnikov nga një makinë në lëvizje, në dyqanin e tij në qendër të Sukthit, në Durrës.

48-vjeçari me dy mbiemra Mërkuri dhe Ismaili, ndërroi jetë në spital vetëm pak minuta pasi u dërgua për ndihmë kurse autorët dyshohet se u larguan me një makinë GLE ngjyrë gri me targa që dyshohet të jenë të vjedhura. 

Report Tv sjell pamje të dhimbshme, teksa tregojnë djalin e viktimës që shkon drejt vendit të ngjarjes, por shokët e mbajnë 

'Maneci'  një emër i njohur për Policinë e Shtetit, dyshohet i përfshirë edhe në dhunën e ushtruar ndaj biznesmenit amerikano-libanez, Faadi Mitri pranë kryqëzimit të Laknasit, pasditen e 10 shtatorit 2016 për shkak të investimit që po kryente në zonën e Gjirit të Lalzit. Por përveç kësaj ngjarjeje, ai dyshohet edhe si vrasës me pagesë, por që asnjëherë nuk u arrit të dokumentohej.

Arben Mërkuri njihet si mik i Landi Muharremit, Rrumit të Shijakut, por që për shkak të një konflikti nuk shoqëroheshin më. Landi Muharremi ka qenë në makinë me prokurorin Arjan Ndoji ditën që këtij të fundit iu bë atentat, ku mbeti i vrarë shoferi i prokurorit. Pistat kryesore të hetimit është prishja e pazareve të drogës, kjo për shkak se viktima ka vuajtur dënimin në Itali për trafik narkotike, por edhe larja e hesapeve. 48-vjeçari ka qenë gjithashtu një nga personat e dyshuar që ka marrë pjesë në ekzekutimin e 4 viteve më parë të Ervin Dalipajt dhe Juxhin Dautajt.

Mërkuri ka në pronësi një objekt 3 katësh, një dyqan kancelari, një market në Sukth, një dyqan që ende nuk e kishte hapur, ku dhe ndodhi ngjarja si edhe një kompani që merret me mbarështimin e pulave. Madje së fundmi ai është përfshirë në një ngjarje ku ka tentuar që t'i thyejë kamerën një gazetareje investigative, pasi po denonconte se ka groposur pulat me grip shpendësh në mënyrë të paligjshme. Nga sa mësohet, në Itali është i dyshuar se ka vrarë një prostitutë, ku edhe një video shihet teksa thotë se "deri dje i bënte femrat copa-copa", dhe se tani kishte ndryshuar pasi ka vetë një vajzë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:06
'Në Itali i bëja femrat copa-copa', kush është viktima e atentatit të Sukthit, dyshohet se ekzekutoi një prostitutë

Arben Mërkuri ka në pronësi një objekt 3 katësh, një dyqan kancelari, një market në Sukth, një dyqan që ende nuk e kishte hapur, ku dhe ndodhi ngjarja si edhe një kompani që merret me mbarështimin e pulave. Madje së fundmi ai është përfshirë në një ngjarje ku ka tentuar që t'i thyejë kamerën një gazetareje investigative, pasi po denonconte se ka groposur pulat me grip shpendësh në mënyrë të paligjshme. Nga sa mësohet, në Itali është i dyshuar se ka vrarë një prostitutë, ku edhe një video shihet teksa thotë se "deri dje i bënte femrat copa-copa", dhe se tani kishte ndryshuar pasi ka vetë një vajzë.

Momenti kur viktima, Arben Mërkuri tregon për 'eksperiencën' në Itali
Ora 22:03
E dhimbshme/ U afrua për të parë vendin ku iu vra babai në Sukth, shokë dhe të afërm largojnë të miturin (VIDEO)

Djali i vogël i viktimës Arben Mërkuri u afrua për të parë vendin ku iu vra babai mbrëmjen e sotme. Me hapa të shpejtë ai ka tentuar të hy në dyqanin ku ndodhi ngjarja, por të afërm dhe shokë e kanë larguar.

Ora 21:49
Atentati në Sukth/ Autorët u larguan me një 'GLE' gri

1652903433_Screenshot2.jpg

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi në qendër të Sukthit. Mësohet se dyshimet janë që autorët janë larguar me një GLE ngjyrë gri me targa që dyshohet të jenë të vjedhura.

Ora 21:43
Dyshohet si vrasës me pagesë, del FOTO ky është 48-vjeçari që u ekzekutua sot në qendër të Sukthit

1652906068_merkurii.jpg

Report TV ka siguruar foton e viktimës, 48-vjeçarit, Arbën Mërkuri që u ekzekutua sot në qendër të Sukthit.

Ora 21:35
Dyshohej si vrasës me pagesë dhe si i përfshirë në dhunimin e biznesmenit libanez, kush ishte ‘Maneci’ që u ekzekutua sot në Sukth

1652902785_Screenshot1.jpg

Biznesmenti amerikano-libanez, Faadi Mitri

Viktima, Arben Mërkuri (Ismaili) ishte një emër i njohur për policinë. 48-vjeçari dyshohej si person i përfshirë në krime kundër personit, për vrasje ne pagesë, por nuk ka asgjë të dokumentuar. Dyshohet gjithashtu që “Maneci” mund të ketë marrë pjesë në dhunimin e biznesmenit libanez Faadi Mitri.

Ora 20:54
Atentati në Sukth, kush është viktima, me precedent penal në fushën e narkotikëve (EMRI)

Report Tv ka mësuar se viktimë e atentatit të sotëm në Sukth të Durrësit është Arben Mërkuri 48-vjeç, një person me precedant penal në fushën e narkotikëve. Ai ndërroi jetë në spital, pasi plumbave të marrë.