Ekzekutohet brenda makinës me targa të huaja! 30-vjeçari me precedent penal u qëllua me silenciator në Kodër Kamëz, lëvizte me pistoletë me vete! Gjendet makina e djegur e autorëve

TIRANË- Në atentat me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 20:00 të kësaj mbrëmje në Kodër Kamëz. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema, bën me dije se viktimë e këtij atentati ka mbetur Can Kariçi 30 vjeç. I riu mësohet se po qarkullonte me një automjet tip 'Golf 5' në momentin kur është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar. Kariçi ishte mik i Erigers Mihasit, i cili u ekzekutua pak kohë më parë në zonën e Astirit së bashku me mikun e tij Armand Dumanit. Report Tv mëson se atij i është gjetur me vete edhe një pistoletë të tipit Beretta.

Dinamika e vrasjes
30-vjeçari Can Kariçi ka qenë në lokal me miqtë e tij ndërsa është qëlluar sapo ka hipur në automjetin tip 'Golf 5' me targa të huaja rreth orës 20:00 të kësaj mbrëmje. Dyshohet se vrasja është kryer me pistoletë me silenciator pasi nuk janë dëgjuar të shtëna arme. Menjëherë pas krimit, autorët janë larguar me një mjet tip 'Audi'. Kjo makinë u gjet e djegur në zonën e Institutit pak minuta pas vrasjes. Policia ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.

Viktima me precedent penal
30-vjeçari Can Kariçi me origjinë nga Dibra dhe banues në Bathore, rezulton me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit ndërsa është arrestuar edhe në Lezhë gjatë një operacioni të RENEA-s për armëmbajtje pa leje. Kariçit asokohe iu gjet një pistoletë tip ‘GLOCK’ dhe 16 fishekë në xhepin e xhupit. Në shkurt të këtij viti kur është arrestuar ka qenë i dyshuar edhe për vjedhje. Kjo pasi në ambientet e lokalit ku u arrestua u sekuestruan edhe targa të vjedhura që u përkisnin automjeteve të tjera. Këto targa dyshohet se do të përdoreshin në ngjarje kriminale. Bashkë me të në atë periudhë u shoqëruan edhe pesë persona të tjerë.

Pista e hetimit
Mendohet se e shkuara e 30-vjeçarit është shkak i ekzekutimit të sotëm. Edhe pse vrasja e Can Kariçit, mikut të Vis Martinajt është kryer në një zonë mjaft të banuar, s'ka kamera sigurie. 

 

Video nga vendi i ngjarjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:58
Report Tv siguron foton, ky është 30-vjeçari i ekzekutuar sot në Kodër Kamëz

1640296734_f7836384863143ab99bb8dca3717a104.jpg

Report Tv ka siguruar foton e viktimës, Can Kariçi

Ora 22:44
Ekzekutimi i 30-vjeçarit në Kodër Kamëz, del foto e makinës së djegur të autorëve

1640295918_MAKINA.jpg

Report Tv ka siguruar foton e makinë së djegur të autorëve të vrasjes së Can Kariçit në Kodër Kamëz këtë mbrëmje. Brenda mjetit tip 'Audi' është gjetur edhe arma e krimit, pistoletë me silenciator.

Ora 22:00
Atentati në Kodër Kamëz, viktima me precedent penal! Në zonë s’ka kamera sigurie

30-vjeçari Can Kariçi, i cili u ekzekutua mbrëmjen sotme në kodër Kamëz ishte një emër i njohur për policie. Ai ishte me precedent penal, i arrestuar më parë në fushën e krimeve kundër personit dhe po ashtu i arrestuar edhe në Lezhë gjatë një operacioni të RENEA-s për armëmbajtje pa leje. Operacioni ka ndodhur disa muaj më parë në Lezhë, ku 30-vjeçari u gjet me një armë pistoletë tip ‘Glock’ me 16 fishekë që e mbante në xhepin e xhupit. Mendohet se e kaluara e tij është shkak i ekzekutimit. Në zonën ku ndodhi atentati, edhe pse është e banuar nuk ka shumë biznese dhe nuk ka kamera sigurie.

Ora 21:15
Del emri, kush është 30-vjeçari i ekzekutuar në Kodër Kamëz

 

Report Tv ka mësuar emrin e 30-vjeçarit që u vra me armë zjarri këtë mbrëmje në Kodër Kamëz. Viktimë ka mbetur Can Kariçi. 30-vjeçari nga Dibra i cili banonte në Bathore, u gjet i vdekur brenda një mjeti me targa të huaja dhe orës 20:00 këtë mbrëmje.

 

Video-arrestimi i viktimes në Fushë Milot
Ora 21:12
Vrasja e 30-vjeçarit në Kodër Kamëz, gjendet një 'Audi' i djegur në Institut! Dyshohet se i përket autorëve

1638997325_autoPolicianaten802x4451540233755.jpg

Një automjet tip 'Audi' është gjetur i djegur në Institut. Dyshohet se makina i përket autorëve të vrasjes së 30-vjeçarit me inicialet C.K., në Kodër Kamëz. Policia ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur arrestimin e vrasësve.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tiran durrs FUSH KRUJ: 24/12/2021 18:02

    Can karrici ishte krahu djatht i Ervis martinajt'''' Karrici u kap me dat 26 shkurt te ktij viti ne LAC ke kompleksi ARBERIA PALAC ,, Per armbajtje pa leje'''' ne drejtorin e policis LEZH u ba edhe shoqerimi ERVIS MARTINAJT me gjith krahun tjeter te djatht shtetasin YLLI IBRAHIMI,, pas disa ore u lan te lir,,, tani sic duken rradhen e kan kraht e tjer te djatht te MARTINAJT sic jan shtetasi DON PERSKURA shofer personal I MARTINAJT''' kurse personi tjeter esht ELI LEKA i cili ban rujtje e personave qe godet MARTINAJ me ushtart e tij qe i ka me pages

    Përgjigju
    • Vlor: 25/12/2021 16:43

      Nga i dini te gjitha keto.

  • Komenti: 24/12/2021 16:17

    Kto sjane per komente, jane per reflektim! Po ti shikoni me kujdes komentet, Ktu gjysma jane gati te vrasin e te vriten pa arsye Imagjino ca populli jemi! Merren me tjeret qe vrasin dhe i bejne levdata, Ktu ska vend per bravo, se nuk jepni ndonje edukate! Para se te shkruani.. Imagjinoni tiu vritet vellai apo djali juaj apo babai, Pastaj kthjellohuni.

    Përgjigju
    • Elion: 24/12/2021 18:40

      Si ky lloj duhet te vriten nga 2 3 ne dite, dhe per nja 1 vit pastrohet Shqipria. Do jet me mire per ty e per te gjithe.

  • Shtet jetim pa non pa Bab..: 24/12/2021 07:03

    sika mundesi qe policija dhe shiku nuk paska informacjon perkete njeri qe rrinka I armatosur..Kur Ky qenka antar i nje bande kriminale. I arrestuar disa her. Dhe para nje viti I arrestuar per armbatje paleje shoku I 2 viktima te vrare para pak kohesh. Me precedent te theksuar kriminal. Por mir mo polica k..e keta persona duhet te kontrollohen 5 here në dit dihet dihet boterisht sejan te armatosur. Policija duhet te nderrojt taktik per parandalimin e krimit. Te gjith personat me precedent kriminal ti mbaj në vezhgim dhe ti kontrolloj sa here ti kete qef jo njeher në vit.kontrollojn disa dyqane dhe kaq I tremben në thojn..

    Përgjigju
    • Lkaxu: 24/12/2021 07:30

      Shiku është polici politike, ben(fshin këpucët) ça I thonë të huajt. Gjurmon të gjithë ata që nuk janë tradhtarë ose nacionaliste ose fetare, etj. Dmth gjëmon ata që nuk janë të shitur, sepse Shiku si I shitur gjemon ata që nuk janë të shitur. Është mafja e vërtetë e këtij vendi.

  • Jani: 24/12/2021 03:48

    Nuk merr end me pune te ndershme...rrine me revole e bejne si te forte..ja ku perfundon tani .....punoni. .ndryshe shkon aty ku nuk e deshiron asnje....

    Përgjigju
  • Rezultati: 24/12/2021 01:14

    Qenka mire Tirana kete sezon… Vazhdon te shenoje, Vlora, Elbasani, Shkodra rrezikojne te kalojne ne serin B Forca çuna!!! Qelloni!!!

    Përgjigju
    • Ik o K: 24/12/2021 01:44

      Qa vlore thu o pall te informoj mamaja qe e ben cunat nga volva???????????? pyte pak mamin mos gje ndonji info per dike tjeter

  • Njoni: 24/12/2021 00:28

    Gjynah pala qen djali I mir vetem 5 -6 vepra penale paska bo. .poti shikosh foton me larte paskaqen dhe I qeshur dhe i pashem. Si I merr zoti keta yje . Pu pu pu..

    Përgjigju
  • Tirona: 23/12/2021 23:59

    Kollaj esht te organizosh vrasjet e tjerve po kujdes se ka dhe me ps se ty. Gjykatsi duhet te hyj ne burg qe e liroj per armembajtje pa leje qe min esht 5 vjee burg ! A i kerkon njeri llogari gjykatsit ??

    Përgjigju
  • Shkodra: 23/12/2021 23:36

    Ju lumshin durt ! Pun e bukur

    Përgjigju
  • Eeee: 23/12/2021 23:29

    Ky sishte shok i visit.llapni kot.visi mos rri duarkryq po lwviz hape thesin mos u kurse!!!

    Përgjigju
  • emir: 23/12/2021 23:23

    mund te jene mbledhur dhe te gjithe bashke duka grupi elton nikes recet dhe ervin mata dhe po e spastrojne nje here e mire! ai pleshti qe bente video ne instagram me emer karundari brilanti eshte zhduk po ashtu! kujtuan se duke mbajt pistoleta do beheshin te forte do i vinte zemra dhe kurajo!

    Përgjigju
    • Genci: 24/12/2021 17:10

      Nuk kan mundsi kto qe permende ti. te bejn kaq zullume.kto dukat u kapen te nje pallat te rruga dibres para 2-3 vjetesh.....

  • Shoku: 23/12/2021 23:18

    Kto vetquhen shoket e visit se visi ska shoke, Visi ka kushuri farefis e biznese pa fund Hotele e lokale restorante e parfumeri, Pastaj dalin vete neper rruge bejne trazira, vejne gjoba E gjujne me arme miletin e biznese pa lidhje.. Dhe ja perfundimi, po ka çeçua biçak, Mos u merrni me bacen or kalamaj te kqij, Ikni merruni me ndonj pune, mos e kruani.. jo me gjethe fiku

    Përgjigju
    • @shoku: 24/12/2021 00:08

      Po mor shoku po se kur i mblidhte si qener si psh tek Blloku kusherinj e fis i kishte. Pa burrnia e Visit te maleve kjo eshte, mohon shoke e fis per te shpetuwr lekuren. I erdhen hakut keta Dukajt e Matajt e kane bere mos duket me ne tirane hahaha cfar legeni e kane nxjerre ne sy te njerezve. Leke e biznese ka plot por fytyre e nder nuk i kane lene. Tani ka ardhur koha te paguaje. Super makina e blinduar nuk ka per ta shpetuar dot. Ajo eshte thjesht nje arkivol i shtrenjte per te.

    • X shokun: 23/12/2021 23:54

      Visi ka ket ka ate ka dhe parfumeri hagahahahah ja qr sa gay tingelloi

    • Haqif: 23/12/2021 23:31

      E ka dhe pas qafe baca or mik ja duro dhe lexo lajmet se askush si shpeton vdekjes kur i hy ktyne bizneseve.Ska dal asnji pelivan deri me sot me i bo dredha vdekjes prandaj vetem çeshtje kohe eshte kjo.

  • Shengjergj: 23/12/2021 23:10

    Maloket e tirones dolen shume te forte...bravo Shengjergji

    Përgjigju
  • Grupi: 23/12/2021 23:03

    Vis Martini pasi shpetoi tek Blloku u fsheh si lepur dhe nuk i degjohet me zeri ne tirane sepse u hap si vaji ne lakra kokra e malokut duke u hequr si Kapo. I futi ne valle keta horra dhe tani i la rrugeve te vriten. Paska qene ilac per miza kjo banda e gabeleve qe po ja qerron nje e nga nje te gjithe bashkepuntoret. Te pakten kete here nuk terrorizuan njerezit se nuk ja kane borxh askujt.

    Përgjigju
  • Google: 23/12/2021 22:59

    Kur vriten i beni te gjithe shoke Dhe me precendet e 100 vepra.. Nderkohe para se te humbte jeten Se permendi kush as nuk e mbajten ne burg!!! Max nje arrestim rutine.

    Përgjigju
  • Lezhjani: 23/12/2021 22:53

    Sa vite burg e ka Ligji per armbajtje pa leje? Sa para ka marrur ky hajdut gjygjtar ler lirimin e tij?ky gjygjtare duhet te shkarkohet,dhe te arrestohet per vendimin qe ka dhene per lirimin e ketij.

    Përgjigju
  • Andi: 23/12/2021 22:14

    Ja sharruan te gjithe shoket visit , po visi kur e ka rradhen apo ku i plas visit per shoket ,as ne varrim nuk ju shkon

    Përgjigju
    • Limo: 23/12/2021 23:13

      Do te percjelli ty i her pastaj kismet !!

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?