LEZHË- Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku ish-dhëndri ka vrarë me armë zjarri ish-vjehrrin dhe kunatin.
Policia njofton se në fshatin Grykë Zezë, Besnik Pjetri ka vrarë me armë zjarri Pjerin Perjaku dhe Gent Perjaku (babë e birë) tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar.
Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit.
Uniformat blu bëjnë me dije se janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit të identifikuar si Besnik Pjetri.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,

Report Tv ka sjellë pamje nga vendi i ngjarjes ku u regjistrua vrasja e dyfishtë. Autori Besnik Pjetri u ka shkuar në shtëpinë e ish-gruas së tij dhe pas një konflikti ka nxjerrë armën dhe vrau ish-vjehrrin Pjetër Përjaku dhe Gent Përjakun, ish-kunatin e tij.

Report Tv ka mësuar se si pasojë e të shtënave me armë sot në Lezhë ka mbetur I plagosur Pjetër Përjaku dhe Gent Përjaku (bab e bir ). Autori I dyshuar është ish dhëndri i tyre, Besnik Pjetri i shpallur në kërkim.
-
Vini denimin me varje se keshtu si e ka nise do te zhduket krejt kombi shqiptar
Përgjigju -
As nuk ka pase as nuk ka dhe as nuk do ket naiher shtet, Imagjino, nuk merr mundimin te mbledhi armet neper fshatra dhe qytet E kudo, qe mjafton kontrolle te befasishme dhe me informator qe jane aktiv, zgjidhet cdo gje brenda vitit, por nuk duan ta bejne se i intereson Kaosi dhe tragjedia, i intereson shteti me shume nje lajm Se sa nje jete njeriu!!! Nuk duan plerat se po te duan, per nje muaj e bejne zap kte popull.. Se 100 jane, sjane 3 milion shqiptar! Shumica do qetsi do familje do dashuri e harmoni, Vetem disa vemje dhe plera prej mishi, hajduta shpiash e kuajsh.. E kane mendjen tek vrasja e tek krimi dhe tek armet, Vetem per te bere keq per tu hakmarre me kedo.. Shteti e ben per nje muaj zap po e perseris, por sdo! Besoj te gjithe jeni me mu, pjesa e ndergjegjshme e sinqerte dmth.
Përgjigju









Komente
Komento