Vrasja në Kavajë, dyshohet për hakmarrje! Vëllai i viktimës u vra në muajin mars pas një konflikti banal
Edmond Gosa dhe Arian Gosa

Arjan Gosa mbeti i vrarë ditën e sotme në Kavajë pasi një person e qëlloi me armë zjarri. Shkak i vrasjes dyshihet se është hakmarrja, pasi i vëllai i tij, Edmond Gosa u vra në muajin mars të këtij viti bashkë me Altin Rexhën. Por si ndodhi ngjarja?
Një konflikt banal më 29 mars të këtij viti çoi në vrasjen e Edmond Gosës, alias Armand Gosa, dhe Altin Rexhës, alias Sali Rexha, në Kavajë. Ata kanë pasur një konflikt disa ditë më parë dhe më 29 mars ata u takuan rastësisht në një lokal, ku teksa u përpoqën të sqaronin sherrin, situata degradoi deri në vrasje.
Pyetja 'Pse më sheh ashtu' nga Edmon Gosa ka irrituar Altin Rexhës, i cili ka marrë thikën dhe ka plagosur Edmond Grosën. Më pas ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë, duke e lënë të vdekur Altin Rexhën, por edhe vetë Edmond Gosa humbi jetën nga plagët që mori nga plagosja me thikë. Fisi Gosa mbahen edhe si “të fortët” në Kavajë. Në momentin që Gosa ka qëlluar me armë, në vend ngjarje ka qenë edhe fëmija i Altin Rexhës, i cili ishte futur në një dyqan.
Armand Gosa nuk ishte figurë e panjohur për drejtësinë pasi ishte përfshirë edhe më parë në një ngjarje kriminale. 10 vite më parë po në qytetin e Kavajës, së bashku më vëllain e tij Arjanin, i cili mbeti i vrarë sot, masakruan me thika një person në vitin 2012. Viktima Gentjan Gjuzi humbi jetën pak muaj më vonë në spitalin e neurokirurgjisë. Sherri në atë kohë lindi për një vajzë. dhe solli për pasojë humbjen e jetës së babait të dy fëmijëve, 41-vjeçarit Mentor alias Gentjan Gjuzi.
Lajmi kryesor:
Vritet me një plumb në kokë 48-vjeçari në Kavajë, u qëllua në lokal teksa ishte me babanë, shkak hakmarrja! Identifikohet autori, policia 10 mijë euro shpërblim për kapjen e tij
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që ndërkombëtarët të ushtrojnë më shumë presion ndaj Serbisë?
-
Po
93.2%
-
Jo
3.9%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 1271
Lajme të tjera
-
'Bënim 20 km ecje në këmbë' Dashuritë e xhiros së Bulevardit të Tiranës, dhe djemtë e bordurave në ‘Esencë’ me Eljan Taninin
1 Tetor, 20:02
-
Punoi 30 vite mësuese, në shtëpinë e të moshuarve e kujton nxënësja, rrëfimi i 75-vjeçares që u rrit pa nënë e baba: Faluni dashuri prindërve
1 Tetor, 19:06
-
Tre ditë dedikuar sportit, ‘yjet’ e Shqipërisë bëhen bashkë me qytetarët në Tiranë! Aktivitete dhe bashkëbisedime
1 Tetor, 18:11
-
Asfaltohet Rruga “Muzakët” në Tiranë, Veliaj: Banorët të aplikojnë te Fondi i Komuniteteve për të rinovuar pallatet
1 Tetor, 17:00
-
Të jetosh në heshtje! I riu që punon si trajner i gjuhës së shenjave rrëfen sfidat e tij! Në Shqipëri, 4 intepretë për 40 mijë persona që nuk dëgjojnë
1 Tetor, 15:48
-
Rrjedhja e gazit në Shkozë, arrestohet pronari i karburantit dhe dy punonjësit! Shoferi i autocisternës çau tubin teksa parkonte
1 Tetor, 11:01
-
Forumi për zhvillimin urban, Veliaj: Piramida, shembull i transformimit të Tiranës europiane
30 Shtator, 21:41
-
Operacioni ‘Tempulli’ në Tiranë, shpërndante kanabis pranë shkollave, arrestohet 23-vjeçari (EMRI)
30 Shtator, 12:57
-
Projekti i BE-së për punësimin dhe integrimin e komunitetit rom, Veliaj: Kjo është një mundësi që i jepet bujarisht tre bashkive në vend
30 Shtator, 12:07
-
Çahet tubi i gazit në një karburant pranë Shkozës, zjarrfikësit e teknikët në vendngjarje! Evakuohen banorët
30 Shtator, 12:02
-
VIDEO/ Hidhen themelet e Teatrit të Ri, vijon puna për shtëpinë e re të aktrimit në Tiranë
30 Shtator, 09:31
-
Rinas/ Tentuan të kalonin kufirin me para të padeklaruara, nën hetim një kinez dhe një turk! Sekuestrohen mbi 28 mijë euro
30 Shtator, 09:24