Vrasje, trafiqe dhe plaçkitje/ 11 akuzat e llahtarshme të Sali Berishës ndaj Ilir Metës, pse koalicioni PD-LSI është një bashkim i dyshimtë 

Vrasje, trafiqe dhe plaçkitje/ 11 akuzat e llahtarshme të Sali Berishës ndaj Ilir Metës, pse koalicioni PD-LSI është një bashkim i dyshimtë 

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Këtë të hënë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha firmosi marrëveshjen e koalicionit paszgjedhor  me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Ky është pakti i dytë pas atij të 2009. Dokumenti me 13 pika u firmos nga Basha-Kryemadhi, por nuk ka dyshim se diktuesit dhe protagonistët real të këtij pakti, janë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Në maj të vitit 2017, Lulzim Basha nisi një fushatë denoncuese ndaj LSI-së, duke e portretizuar si një parti tezgë, bandë grabitësish, që ngjitej herë pas PD-së dhe herë pas PS-së, sipas pazarit më të volitshëm, ndërsa kreun e saj, Ilir Metën, si Tregtarin e Venedikut, sh.p.k, simbol të bllokut etj. 

Pas disfatës së PD-së në zgjedhjet parlamentare të 2017, ishte Sali Berisha ai që e krijoi publikisht këtë fushatë të Lulzim Bashës, ndërsa i konsideroi këshilltarët e tij si mizerabël. Pas mesazhit të Berishës, Basha ndërpreu menjëherë sulmet ndaj LSI-së, ndërsa pas disa muajsh nisi flirtet politike me Monika Kryemadhin, takimet publike dhe në vijim marrëveshjen për t’u bashkuar në opozitë kundër Edi Ramës. 

Gjatë gjithë fushatës së Bashës kundër LSI-së në maj-qershor 2017, Berisha ruajti njëfarë neutraliteti në raport me Metën. Përplasja e fundit mes tyre u shënua në shtator 2015, kur Berisha kërkoi që Meta të merrej i pandehur për aferën CEZ-DIA. Ndërkaq, në mars të vitit 2015, ku Berisha e akuzonte Metën se kishte porositur vrasjen e dy deputetëve, ndërsa Meta, nën trysninë e akuzave tronditëse, shantazhoi Berishën, duke e kërcënuar se do të publikonte një video komprometuese të Shkëlzenit. 

Nga viti 1999 deri në maj të vitit 2015, Berisha ka artikuluar akuzat nga më të rëndat në adresë të Ilir Metës, që nga vjedhja e thesarit të shtetit, vrasje, trafik droge, armësh fëmijësh, zhdukje njerëzish, përvetësim të pasurive publike, klientelizëm, pazare me pasuritë publike etj. Janë pikërisht këto akuza që e veshin koalicionin PD-LSI me një mjegull dyshimesh, si një bashkim që synon të përsërisë mëkatet e kaluara, i diktuar nga llogaritë për pushtet, përfitimet dhe frika e veprimit të drejtësisë së re. 

Disa nga akuzat tronditëse të Sali Berishës për Ilir Metën:

Dhjetor 1999
“Jeni vendosur në çatinë e botës për sa i përket korrupsionit. Unë nuk i besoj Dritëro Agollit kur thotë të gjithë jemi të përlyer, jam i bindur që në këtë grup parlamentar dhe kudo ka shumë të papërlyer dhe këtu...”. 

Maj 2000
“Ju nuk e dini. Ka ndodhur e njëjta gjë si me floririn. Dhimitraq Rafti ka kthyer paratë nga Banka e Pireut të Greqisë dhe “lavatriçja Meta” ia ka pranuar ato, pasi i ka marrë nja 200 mijë. A doni dokumente të tjera?”. 

Korrik, 2000
“As me 30 ditë nuk përshkruhen bëmat dhe gjëmat tuaja. Unë detyrohem tani të ftoj shtypin që të bëj konferencë shtypi jashtë”. 

Shtator, 2000
“Ti Ilir Meta, do të më falni për shprehjen, që të kapin banditët në mal të Dajtit pa pantallona, ti Ilir Meta, që më 14 Shtator mbushe poturet, ti Ilir Meta, që herë flet si pulë, kurse gjetiu tund vithet si gjel mbi pe. Ti je ai që do të thuash më 2 Tetor, “mbathja Fatos se prapa të vjen Meta”.

Korrik 2000 
“Ai e mori si çdo qeveri tjetër pasurinë për të vazhduar luftën, kurse ju vodhët thesarin, jo në vitin 1941, jo më 1939, por vodhët thesarin më 1999. Në dhjetor të vitit 1999 ju festuat Vitin e Ri duke u vjedhur thesarin shqiptarëve. Është e thjeshtë t’u thuash shqiptarëve se Leka Zogu mori thesarin, po edhe qeveria juaj e mori thesarin, dhe e mori atë më 28.12.1999, dhe e mori atë të tërin nga data 28 dhjetor deri në datën 22 prill”. 

Nëntor 2000
“Dënoj si autorë kryesor të kësaj masakre Kryeministrin terrorist Ilir Meta i cili dhunoi votën e gjysmë milioni shqiptarëve, feston ditën e flamurit me gjakun e adoleshentëve të Tropojës”. 

-Gusht 2001 
“Mbi Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij, rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas Malit të Dajtit. Nuk do të jetë e largët dita kur Ilir Meta do ta mbylli jetën e tij pas hekurave të burgjeve… 

Gusht 2001
“Për PD-në, Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri, të trafikut të drogës, të trafikut të fëmijëve dhe të trafikut të vajzave të mitura. Në historinë e vendit ky mbeti njeriu që me bandat e tij ngjiti Shqipërinë në krye të listës së vendeve të planetit në trafiqet e skllevërve të seksit, të fëmijëve, të drogës dhe të armëve. Ai është vrasësi dhe terroristi i opozitës, është njeriu që urdhëroi hedhjen e granatave mbi gjimnazistët në Tropojë.. Meta përfaqëson vrasësin e vërtetë të fjalës së lirë, është simbol i injorancës njerëzore, i tmerrit nga fjala e lirë”. 

-Mars 2015
"Mund të flasësh gjithë ditën për krimin dhe lidhjet tuaja me krimin. Je kokë e qelbur! Ajo kokë e qelbur që qëndron në krye të parlamentit, po kundërmon sot jo vetëm në Shqipëri, por në Evropë dhe në botë. Kjo alibi që kërkon, është e turpshme. Dorëheqjen e parë e dhe për bllokun e Monikës! Tani jep dorëheqjen e dytë! Për 700 mijë euro dhe dorëheqjen herën e parë”.

-Mars 2015
“Të protestojmë kundër Ilir Metës, të akuzuarit me zë dhe figurë si porositës i vrasjes së dy deputetëve dhe që nuk jep dorëheqjen për t'i hapur rrugën hetimit. Pasnesër në ora 11:00 të gjithë në sheshin "Skënderbej" nën moton: të hedhim, të hedhim murin e krimit! T'i hedhim, t'i hedhim qelbësirat!".

Shtator 2015
“Një dëshmi tjetër vjen nga ish administratori i CEZ se Ilir Meta si Ministër i Jashtëm e ka takuar në Pragë dhe ka negociuar me Hajsek për Kastriot Ismailajn, duke shfrytëzuar kështu postin zyrtar dhe mashtruar për interesin e xhepit të tij. Deklaroj këtu me përgjegjësi të plotë se Ilir Meta si Ministër i Jashtëm nuk ka pasur tagër për të negociuar me CEZ për asnjë lloj problemi. I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të nise hetimin e menjëhershëm për Ilir Metën për këtë aferë korrupsioni ndërkombëtar. Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të mos pajtohen kurrë me qëndrimin e oligarkëve Rama-Meta që duan me imunitet të bllokojnë drejtësinë”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tosi: 03/03/2021 18:48

    Aq sa mund te lidhet Bakri me hekurin ne kimi. Kurre nuk ka reaksion cu + fe

    Përgjigju
  • Lui: 03/03/2021 17:48

    Aleanca e Qelbesirave!

    Përgjigju
  • dulja: 03/03/2021 16:23

    ja dhe dy plerate e kombite harram na qofte NE N,Q,S VOTOHEN keta

    Përgjigju
  • robi: 03/03/2021 16:15

    Pune bandash cfare e ka gjetur kete popull. Me 25 prill sekti naziskin i Jales me fallxhoren e leshitlikes per skrap.luajti nga mendja Habib Burgiba

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda