Operacioni 'Asgjë nuk harrohet', RENEA arreston me urdhër të SPAK 'Reqin e Korçës'! Roli i tij në vrasjet e bujshme në 2005

Operacioni 'Asgjë nuk harrohet', RENEA arreston me urdhër të SPAK 'Reqin e Korçës'! Roli i tij në vrasjet e bujshme në 2005

Elton Goskova

TIRANË- Forcat RENEA kanë arrestuar me urdhër të SPAK, Elton Goskovën, ose siç njihet ndryshe si 'Reqi i Korçës'. Burime për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta bëjnë me dije se Gosokova është arrestuar një ditë më parë në Tiranë, në kuadër të operacionit 'Asgjë nuk harrohet', ndërsa dyshohet se 48-vjeçari ka bashkëpunuar me grupet e atentatorëve që vranë në 2005 Vajdin Lamajn, Klodian Saliun dhe Artan Arsi. SPAK dyshon se Elton Gosokova po manipulonte provat dhe dëshmitarët e procesit. 

Operacioni është drejtuar nga SPAK ndërsa kontrollet janë ushtruar në Korçë, Pogradec si dhe Tiranë. Elton Goskova është ish-anëtarë i bandës famëkeqe '5 dyqane' më 1997 në qytetin e Korçës. Po ashtu Elton Goskova është arrestuar në Itali, vite më parë për shfrytëzim prostitucioni.

Pak ditë më parë SPAK përfundoi hetimet për vrasjet e bujshme, e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, ndërsa grupi i Emiljano Shullazit është dërguar për gjykim. Mes të pandehurve për të cilët SPAK i kërkon gjykatës të dënohet është edhe Luftar Reçi, i njohur si bashkëpunëtori drejtësisë i cili me rrëfimet e tij ka zbardhur disa krimet të bëra nga grupi kriminal.

Viktor Bajraktari (Imeraj),  Emiljano Shullazi, Indrit Taulla, akuzohen se kanë kryer “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal

Ndërsa të shpallurit në kërkim  Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj akuzohen për “Vrasje me paramendim”, “Vrasjes me dashje”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Për Indrit Rusin rëndon akuza e “Vrasjes me paramendim”, “Vrasjes me dashje”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Luftar Reçi akuzohet se ka kryer veprën penale të  “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe të “Vrasjes me paramendim”, “Vrasjes me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Akuzat e ngritura nga SPAK ndaj 7 të pandehurve rrezikojnë dënime nga 25 deri në burgime të përjetshme ndërsa atentatet e vitit 2005 më 26 dhe 27 shkurt ndodhura në Durrës dhe Tiranë i morën jetën Klodian Saliut, Osman Trumës dhe Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit.

SPAK ka regjistruar çështjen ndaj këtyre personave në tetor të këtij viti dhe në 7 dhjetor Gjykata e Posaçme caktoi ndaj tyre masën e sigurisë arrest me burg në mungesë.

I penduari Luftar Reçi ka dëshmuar se si u përgatit e gjithë ngjarja e ekzekutimit në makinë të Klodjan Saliut në aksin Durrës-Tiranë nga Lul Berisha dhe kunati i tij Plaurent Dervishaj, të cilët ndodhen në kërkim ndërkombëtar. Ndërsa ka treguar se Lul Berisha dhe Emiljano Shullazi kanë bashkëpunuar për të ekzekutuar me tritol C4 Vajdin Lamajn, sipas dëshmisë se të penduarit Luftar Reçi ka qenë Viktor Ymeri, i cili nga burgu ka gjetur personin në llogari të Shullazit që do të kryente këtë ekzekutim.

Për ekzekutimin e tyre operacioni u shtri në tre qytete Tiranë, Vlorë dhe Durrës. Ishte dëshmia e Luftar Recit, njeri prej personave që ka marrë pjesë në këto vrasje ai që pas bashkëpunimit me drejtësinë bëri të mundur zbardhjen e dy krimeve të rënda që 17 vite më parë tronditën vendin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:16
U vu në pranga nga RENEA, Elton Goskova vite më parë ishte arrestuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni! Ish-anëtar i bandës '5 dyqane' në '97 në Korçë

Elton Goskova, i arrestuar nga RENEA me urdhër të SPAK pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me grupet e atentatorëve që vranë në 2005-ën Vajdin Lamajn, Klodian Saliun dhe Artan Arsin, nuk është një emër i panjohur edhe për policinë. Goskova është i njohur për një sërë ngjarjesh kriminale dhe është ish-anëtarë i bandës famëkeqe '5 dyqane' më 1997 në qytetin e Korçës. Po ashtu Elton Goskova është arrestuar në Itali, vite më parë për shfrytëzim prostitucioni.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Reqi: 21/02/2022 11:25

    Ky skishte ca ti bente cobeneve te korçes Dhe bente si i forte me ushtaret e vet ne korce Bente ndonje vrasje jevgjiti me grupin e vet pa dashje dmth dhe ndonje vjedhje kshu.. Maksimumi rrifte kushurinjte e vet! S'ka be ndonje trimni Reqi, 1 vit u njoft .. Vetem intriga ka bere.

    Përgjigju
    • Fieri: 04/03/2022 20:29

      Po' kurva e zarbo si Puna jot me kto pun meren te gjykojn te tjeret yyy picke pabuks mos komento me ktu

    • Fieri: 21/02/2022 17:17

      Po' Ku e nje Reqin ti qe flet

    • O reci: 21/02/2022 15:51

      Kush ka qene kapo i cobenjve. Banda e cobenjeve kane qene ato qe komandonin ne korce apo dhe kto te 5 dyqaneve te forte ishin? Po sot ky goskova esht akoma i forti korces apo i ka mbaru cikli ktija.

  • Virusi: 21/02/2022 10:12

    Opercionit duhet bdrru emri nga "Asgjë nuk harrëhet" duhet tja bojn " Ça thot Luftar Reçi besohet" . Përfundimisht DËSHTIM. Nji ktu thot që ktyne ja boni vetja e jo A.L por e ka gabim.Nëse ka jetu nai her në TR ky e di fort mirë kush i ka bo ato. Nëse dikush beso se A.L po pret rradhën për te veni si kta që jan aty,e ka shumë gabim se nuk paska kuptu akoma kush ësht ideatori dhe regjizori i të gjith ktij SUPER FILMI.

    Përgjigju
  • Hasta: 21/02/2022 08:57

    I mbyti altini keto

    Përgjigju
    • Gripi: 21/02/2022 09:51

      I mbyti vetja keta jo Altini. Altini po pret rradhen si keta.

  • daniel: 21/02/2022 00:04

    ky ishte kulmi i kulmit! ka ngel vetem tritan kalo pa arrestu se mjekoj mbas 20 vitesh disa paciente qe mund te njihnin vrasit e klodit dhe vajdinet edhe pse ne ate nuk kishin lindur ende! hajde hajvan hajde! kur ka plagos tan dajti gjergji e akullores te kinema agimi gjergji thiri reqi per te forte po kur e mori vesh qe e kishte plagos tan dajti e ktheu makinen ne qaf krrabe se i doli nje pune! kete e di gjithe tirana akoma qeshin kur e kujtojne

    Përgjigju
    • @daniel: 21/02/2022 09:57

      Po Tan Dajti ku eshte tani apo ne burg si kelysh k***e 13 vite brenda dhe nja 20 te tjera i ka te sigurta. Ky eshte fati i ketyre. Do paguajne si qener neper burgje pavaresisht ju duket vetja kapo prape ne kafaz jane. Sikur kane jete shqiponje.

  • Tani: 20/02/2022 23:19

    Kane thene te vjetrin, cdo gje paguhet Heret a vone.. sidomos kur se pret eshte me e hidhur! Hajt vishuni trashe, se 25-30 vjet i keni ne biruce, Se s'keni lene njeri pa vrare e pa i vene gjobe E grabit e perdhunu, keni vra dhe femije e gra gabimisht, s'keni lene hallexhi pa bo me ik nga qyteti e nga prona vet. Do ju dalin ne endrra o plera, uroj dhe tjeret pas jush, Se sjeni vetem, keni plot tjere jashte qe po bejne Sikur jane terhequr dhe sikur skane bere gje, Por "asgje nuk harrohet".. Te gjitha do lahen. Nqs vazhdon keshtu spaku, ka vlersim maksimal.. Dhe e meriton ky popull pak qetesi dhe drejtesi se boll ka vuajtur.

    Përgjigju
    • Laku: 22/02/2022 00:05

      Bravo Tani, arsyetim i saktë. Larg plehrat, një Shqipëri sa më e pastër. Rrespekt për z.Rama dhe znj.Kim.

  • Llum komplet: 20/02/2022 20:55

    Po edhe emrat i vendosni si me filmat e komunistave o rrace e ndyre e Gledis minifundit.

    Përgjigju
    • Kellef komplet: 20/02/2022 23:55

      Ik trego histori burgu ke lagjja korra K

    • Rocka: 20/02/2022 23:33

      Kurr do shteti ,kap lepurin me .Qerre.ithon asaj shprehjes

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi