Një dokumentar i ri i BBC është kritikuar nga veteranët pasi bazoi pretendimet e SAS për krime lufte të ushtarëve britanik në videon e trupave australian që qëllojnë një burrë të paarmatosur.

Në dokumentar prentedohej se ishin zbuluar 54 vrasje të dyshimta të kryera nga një njësi britanike SAS në një turne gjashtë mujor në Afganistan në vitet 2010-2011. Në dokumentar u shfaqën pamjet e një ushtari australian që qëllonte një afgan që ishte shtrirë në fushë.

Lajmi se trupat e forcave speciale australiane ishin përfshirë në vrasje të paligjshme shkaktoi një skandal të madh në vend, me një raport që zbuloi se u ekzekutuan të burgosurit.

Ish ushtari britanik i SAS, Chris Ryan kritikoi përdorimin e pamjeve së bashku me intervistat me një ish anëtar australian të SAS.

"Një nivel i ri i ulët pasi BBC përdor pamjet dhe personelin SASR (SAS Australian) për supozimet e tyre të pabaza në lidhje me SAS-in britanik," tha ai.

Shefi në pension i Marinës Mbretërore, kundëradmirali Christopher John Parry, paralajmëroi se do të gjenden trupat që janë fajtorë për krimet e luftës.

Anëtarët e SAS Australian, e cila është e ndarë nga ekuivalenti i saj në Mbretërinë e Bashkuar, aktualisht po përballen me një gjyq për vrasje.