Vrasjet e fundit në vend, reagon Meta: Tronditëse, dëshmi e revanshit të krimit dhe paaftësisë së Policisë

Vrasjet e fundit në vend, reagon Meta: Tronditëse, dëshmi e revanshit të krimit dhe paaftësisë së Policisë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ngjarjet vrasjet që kanë tronditur vendin ditët e fundit. Me një postim në Facebook, Meta i konsideron tronditëse ngjarjet e fundit që, sipas tij, tregojnë revanshin e krimit dhe paaftësinë e  Policisë së Shtetit dhe të strukturave të tjera të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit, për parandalimin e tyre.

"Ngjarjet shumë të rënda kriminale, me pasojë dhjetëra humbje jetësh dhe dëmtimin e shëndetit dhe të pronës së qytetarëve, që po ndodhin në mes të ditës, në ambientet publike, në zemër të qendrave urbane, deri edhe pranë institucioneve të larta të sigurisë, janë thellësisht tronditëse dhe një dëshmi e qartë jo vetëm e revanshit të krimit, por edhe e paaftësisë së Policisë së Shtetit dhe të strukturave të tjera të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit, për parandalimin e tyre", shkruan Meta.

Ndërsa e akuzoi Policinë e Shtetit për paaftësi, Meta bën thirrje që "shkundet nga apatia" dhe përmbushë detyrat ligjore.

"Në këtë situatë kaq shqetësuese, që ka krijuar një pasiguri të madhe publike, i bëj thirrje Policisë së Shtetit, që në veçanti, ka për mision dhe përgjegjësi thelbësore ruajtjen e rendit dhe të sigurisë, garantimin e zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve, që të shkundet nga apatia dhe të përmbushë me rigorozitet të gjitha detyrimet e saj ligjore, duke luftuar krimin në çdo qelizë të shoqërisë dhe larguar prej saj çdo nëpunës të korruptuar dhe të lidhur me “botën e errët”. Është tepër e domosdoshme, që të tilla vepra të rënda penale të parandalohen në kohë, të zbulohen, të hetohen dhe autorët e tyre të marrin ndëshkimin e merituar ligjor! Ndaj ju bëj thirrje të gjitha institucioneve të sigurisë kombëtare, në veçanti Shërbimit Informativ të Shtetit, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të vendosin një bashkëpunim më të gjerë, më dinamik dhe efiçient mes tyre!", thekson Presidenti.

Ndonëse jemi vetëm në fillim të qershorit, ky muaj ka nisur i përgjakshëm ku janë regjistruar 4 viktima për 4 ditë.

Kujtojmë se më 1 qershor u vra në Tepelenë Çajup Selimi, i cili u qëllua për vdekje në derë të shtëpisë, ndërsa ende nuk ka autorë të dyshuar.

Vetëm një ditë më pas, më dy qershor u shënuan 2 viktima. Në Vlorë u ekzekutua  po në derë të shtëpisë Shkëlzen Velaj, vrasje për të cilën ende nuk ka autorë të dyshuar. Në po të njëjtën ditë u vra në Lushnjë Hirakli Qorri, që u qëllua për vdekje nga Sofokli Shani, i cili ishte në gjendje të dehur.

Ndërkohë, vetëm pak orë më parë, u vra sot në mes të Tiranës Kudret Saliaj. Ai u qëllua nga ish-vjehrri Mexhit Picari.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 04/06/2021 17:27

    E ke fajen ti o like injoranti e kokemadhi, o jashteqitje e ketij vendi. Si nuk te kap ty ndonje plumb dhe te shpetoj Shqiperia njehere e pergjithmone. Ti, mona surrat kali,salqeni e lulka qe keni vjedhur dhe shkaterruar kete Shqiperi

    Përgjigju
  • Vlora: 04/06/2021 17:12

    Tu desh ngjarja ne Tirane ty te ndiheshe? Sa i vogel qe je ne trurin tend..Normal se 99 perqind te punon tek vjedhja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja