TIRANE - Vrasja e Nelgert Patës ditën e dielë në Fier, nuk është e para që ka ardhur nga përplasja e bandave të Elton Çiços dhe Jani Alisë.
4 të vrarë, 5 të plagosur dhe 4 atentate të dështuara, është bilanci i deritanishëm nga përplasja mes Çiços dhe Alisë.
Një konflikt që nisi 16 vjet më parë në fshatin Zhabanik të Tepelenës, po vijon të marrë jetë nga shoqëria e Elton Çiços dhe Jani Alisë. Në këtë fshat në vitin 2000, Jani Alia vrau me thikë 20-vjecarin Shyqo Ballazhiu, i cili ishte shok i fëmijërisë së Elton Çiços.
Menjëherë pas vrasjes së shokut të tij Çiço ka marrë vesh emrin e autorit dhe në një mesazh që i ka dërguar në burg, i ka thënë se do të hakmerret ndaj tij. Jani Alia në ato kohë ndodhej në burg në Greqi dhe rastësisht Elton Çiça shkon në të njëjtin burg. Çiça e plagos me thikë Jani Alinë, por vetëm pak ditë më pas ky i fundit del me leje nga burgu dhe nuk kthehet më. Një muaj më vonë u lirua edhe Elton Çiço.
Më pas konflikti zhvendoset në Shqipëri. Më 30 mars të 2015 Elton Çiços i grabisin dhe i dhunojnë prindërit në Tepelenë.
Çiço zbulon autorët dhe dyshohet se në 4 maj në Durrës i bëri atentat Robert Ramës. Gjithashtu pritë iu bë edhe Elvis Ymerit, autorit tjetër të grabitjes, por ai arriti të shpëtojë, ndërkohë që vëllai i Ymerit mbeti i gjymtuar nga eksplozivi që iu vendos poshtë makinës në dhjetor të 2015-5.
Elton Çiço organizon një tjetër atentat, por këtë herë ndaj Jani Alisë në 10 janar të 2016-s. Të shtënat me armë te Rruga e Kavajës nuk e prekën Alinë, por vetëm plagosën një kalimtar. Më pas Çiço i bën atentat në Gjirokastër Jani Alisë dhe e plagos lethtë në dorë.
Në 1 maj të 2016 vjen kundërpërgjigja e Jani Alisë. Në lokalin De Niro në ish-bllok vritet Elton Çiço. Sipas Policisë autorët e kësaj vrasje të bujshme janë Jani Alia dhe Renato Milloshi, të cilët janë në kërkim.
Por sipas Policisë autorët ishin ndihmuar edhe nga Nelgert Pata, i cili u vra ditën e diel në Fier me 30 plumba. Në 28 tetor të këtij viti iu bë një atentat edhe mikut të Elton Ciocos, Andi Mustafarajti cili u plagos me 2 plumba, por arriti të shpëtojë.
Kalvari i këtyre vrasjeve dhe plagosjeve tregon organizimin e këtyre dy bandave dhe hakmarrjen që ka për qëllim secila.
Për sa i përket Nelgert Patës, i cili u vra me 30 plumba ditën e diel në Fier, ai ishte në kërkim nga Policia, por siç duket banda e Elton Çiços ka arritur ta gjejë më shpejt.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO