Kur opinioni publik vazhdon të jetë i tronditur nga vrasja e 17 vjeçares Marie Qukës dhe gjyshit të saj 72 vjeçar, një tjetër vrasje e dyfishtë është shënuar sot në Pukë. Ju do të thoni çfarë lidhje kanë këto dy vrasje me njëra tjetrën? Jua them unë: Të dyja vrasjet, e ndodhura dy javë larg njëra tjetrës kanë një zanafillë, “Vija e ujit”. Këtë herë konflikti për vijën e ujit i mori jetën 2 vëllezërve, Paulin e Hil Markaj, banorë të fshatit Mardhnac të Pukës.
Në Kasnec të Malësisë së Madhe konflikti për vijën e ujit dhe menaxhimin e tij mes dy fiseve Ndoc Prroji dhe Kolë Qukaj në 2010, nxiti sherret duke shkaktuar viktima deri tek ajo më e fundit që tronditi mbarë opinionin publik, plumbat mbi Marien e vogël dhe gjyshin e saj 72-vjeçar Kolë Qukaj. Më 14 qershor Marija kishte dalë të punonte arën së bashku me gjyshin, vëllanë e saj të vogël dhe 5 anëtarë të tjerë të fisit, pa e ditur se një breshëri automatiku do ti merrte jetën nga pas shpine.
Ndërsa sot në fshatin Mardhnac të Pukës dy vëllezër janë vrarë përsëri për një vijë uji. Në fund të muajit qershor, sipas policisë vëllezërit kishin bërë marrëveshje për marrjen e vijës së ujit me familjen Përmarkaj. Pastaj marrëveshjet janë shkelur duke cuar në konflikte deri në marrjen e jetës.
Vrasjet fshehin një sërë problemesh sociale ekonomike të shoqërisë sonë, të këtyre familjeve që jetojnë në këto zona të thella të Shqipërisë. Tregon një problem të madh, që këto familje nuk e shohin të pranishëm forcën e shtetit dhe të vendorëve, vendosin t’i zgjidhin vetë konfliktet, deri në përdorimin e armëve.
Dëmi që vetgjygjësia sjell, nuk ndalon vetem me të vdekurit, ajo mbjell varfëri në familjet që më pas duhet te ngujohen dhe fëmijët duhet të rriten me botën e ngushtë të mureve, të paarsimuar dhe jo të lirë. Në këto familje mund të hyjë vetëm komisioni i faljeve të gjaqeve dhe jo shteti! Të shpresojmë që ai mund të bëj akoma dicka që kjo plagë të marrë fund dhe tu jap dinjitetin e humbur këtyre viktimave të harruara të shoqërisë sonë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com