'Në arrati për grabitjen e Rinasit dhe atentatin e dyfishtë në Durrës/ RENEA rrethon zonën në afërsi të burgut të Peqinit, dyshohet se fshihet Talo Çela

'Në arrati për grabitjen e Rinasit dhe atentatin e dyfishtë në Durrës/ RENEA rrethon zonën në afërsi të burgut të Peqinit, dyshohet se fshihet Talo Çela

Talo Çela

PEQIN- Forcat RENEA kanë rrethuar mbrëmjen e sotme zonën në afërsi të Burgut të Peqinit, ku dyshohet se është fshehur Talo Çela, një nga personat më të kërkuar të momentit, i përfshirë edhe në grabitjen e Rinasit dhe atentatit të fundit në Durrës, ku u ekzekutuan dy vëllezërit Haxhia.

Sipas burimeve për Report Tv, deri më tani kanë dështuar 3 operacione për kapjen e tij. Shqiptarja.com mëson se operacioni është përqendruar në lagjen "Teqe", teksa dyshohet se gjatë aksionit ka pasur edhe të shtëna me armë.

Lidhur me këtë operacion priten të mësohen më shumë detaje në orët në vijim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:16
Kush është Talo Çela, njeriu më i kërkuar i momentit që është rrethuar nga RENEA dhe FNSH në Peqin

Talo Çela dhe vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia

Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Çela  është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 9 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Gjithashtu ky ai dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të 2 vëllezërit  Haxhia në Durrës.  Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia. E bashkë me të, Report Tv mëson ekskluzivisht, se në kërkim është shpallur edhe Nuredin Dumani. Bashkëpunëtori i drejtësisë ka deklaruar se ditën e vrasjes kanë qenë edhe vetë Talo Çela dhe Nuredin Dumani, dhe e gjitha sipas tij lidhet me disa lekë të humbura.  

Deri tani në pranga për vrasjen e dy vëllezërve janë 22-vjeçari Klevis Alla, që bashkëpunoi me policinë duke treguar se ku kishin hedhur armët e krimit të përdorura në atentatin ndaj vëllezërve Haxhia dhe Altin Ndoci. Ndërsa në këkrim janë Talo Çela dhe Nuredin Dumani.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Santa Quaranta: 12/08/2020 09:06

    Deri sa del lajmi ne gazeta as kete radhe nuk e kapin dot!!

    Përgjigju
  • Arben: 12/08/2020 07:59

    Ky terroristi Talo (emer i cuditshem) e kerkon ne lule te ballit. Si mund te jetoje ky ne burg me taksat tona? Futjani mu ne lule te ballit zagarit

    Përgjigju
    • Shtet: 12/08/2020 11:21

      Une sjam as talo as gangester jam me biznes ..po keto qe thuae demtojn shoqerin shqiptare..ti shif hallet e tua..i di policia ato pun ..

    • X shtetin: 12/08/2020 10:06

      O Talo ,ti je?

    • Shteti: 12/08/2020 09:32

      E di une sa taksa paguan ti po te vijm njeher ne subjekt te bejm inventarin pastaj ti shikojm ato taksat e tua.. dhe ta sekuestrojm te gjith mallin dhe te kalojm ne ndjekje penale..more vesh o kok presh ..lere talon ne hallet e veta.

  • Arbëri: 12/08/2020 02:20

    Si është e mundur që të tregohen personat bashkpunojn me drejtësin, a nuk ka sekretes policia...??? Po nuk është qudi që njerzit ekzekutohen pasi që dalin të lir nga burgjet...!!! Kush i mbron këta njerz, shteti jo se jo kriminelët jo plumbi po!

    Përgjigju
    • polici: 12/08/2020 11:40

      o robo te penduarit nuk dalin me ne rruge me ate emer.kur te mbarojne burgun qe do bejne do i cojne ne nje vend ku nuk i njef njeri me emer tjeter e nuk duhet te me kontakte me familjaret ,....nuk perben me rrezik emri i tyre

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg