TIRANË – Qeveria shqiptare ka mbështetur hetimet e nisura në Maqedoni pas 20 arrestimeve për vrasjen e 5-fishtë pak javë më parë. Ministri i jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto tha gjatë konference për shtyp me komisionerin Stefan Fyle se hetimi duhet të jetë ligjor dhe të mos bazohet në paragjykime etnike.

“Ne po ndjekim me vëmendje të gjithë zhvillimet atje. Hetimet dhe veprimet ligjore pas 5 vrasjeve, shikojmë se duhet të kryhen në përputhje me këto ligje. Inkurajojmë hetimin e plotë dhe të drejtë. Ata që janë fajtorë të marrin dënimin e merituar. Backaground nuk duhet të shihet lidhur me përkatësi etknike, sepse krimi nuk ka etni”, deklaroi kryediplomati shqiptar.

(aq/shqiptarja.com)