Vrasjet në vend, eksperti i sigurisë: Armët e '97 ende nëpër shtëpitë e shqiptarëve, kontrolli dhe grumbullimi i tyre problem masiv! Vlora kryeqendër e ekzekutimeve

Ndonëse jemi në 6 mujorin e parë të këtij viti, numri i vrasjeve është shumë i lartë, 30 viktima, 8 më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për ekspertin e sigurisë, Fatjon Softa organet e drejtësisë duhet të jenë më funksionale në parandalimin e këtyre ngjarjeve. Në studion e "Report TV", Softa u shpreh se punonjësit e policisë duhet të mbajnë nën vëzhgim persona të identifikuar si problematikë në zona të caktuara, ndërsa shtoi se problem është edhe fakti i lehtësisë me të cilën mund të gjendet një armë. Sipas tij, ende në shtëpitë e shqiptarëve janë armët e 1997-ës, ndërsa thekson se kontrolli dhe grumbullimi i tyre është një problem masiv.

"Kjo periudhë nga janari deri më tani është një periudhë e rënduar për sa i përket krimeve. Problemi i krimit në familje shoqërohet jo vetëm me dhunë fizike, por me armë. Disa njerëz që janë identifikuar, për konflikte, duhet të mbahen nën kontroll. Ndodh që njerëzit thonë do e vras do e bëj, ndonjëherë janë vetëm emotive, por mund të mos jetë edhe kështu . Arma është e rrezikshme, kontrolli i armëve grumbullimi i armëve, është një problem masiv. Armët e '97 qëndrojnë akoma të fshehur anë banesat e qytetarëve shqiptarë. Një punonjës policie i zonës duhet të ketë një informacion të përgjithshëm për personat, ata që janë problematikë duhet të mbahen nën vëzhgim. Këtu një person që do të bëjë një krem dhe do një armë e gjen, punonjësi i policisë nuk është në gjendje të gjejë këto vende që shesin armë", tha ai.

Ndalur te Vlora, një qytet ku është regjistruar një numër i lartë ekzekutimesh në atentate të mirëorganizuara, Softa e konsideroi këtë qytet si 'kryeqendër të vrasjeve'.

"Vlora është bërë si një kryeqendër e vrasjeve dhe kanë qenë të tipit profesionist, tregon se janë jo vetëm të armatosur, por edhe për ruajtjen e viktimës, për mënyrën e organizimit. Në Vlorë kanë qenë goditje profesionistësh, por këta nuk janë rastësorë, ka një informacion në qytet, me çfarë profesioni merret etj.. Ka informacione për këta që lëvizin me mjete luksoze, me xhama të errëta, këta të fortët që lëvizin në qytet. Qyteti nuk ka një planifikim", shtoi ai.

Sipas ekspertit të sigurisë, ka ardhur koha që në Shqipëri të ketë Xhandarmëri, një forcë që do të vepronte paralelisht me Policinë që, sipas tij, është një praktikë që ndiqet nga shumë shtetet të tjera.

"Duhet ngritur xhandarmëria, e ka Franca. Në Itali është policia dhe karabinierit. Xhandarmëria varet nga Ministria e Drejtësisë dhe Policia nga Ministria e Brendshme. Veprojnë mbi bazë territori, ndërsa policia është më civile dhe më e kujdesshme në përdorimin e forcës. Do të jenë dy forca që kontrollojnë territorin dhe demokracia do të ishte më e kontrolluar. Ka ardhur koha për ta patur edhe Xhandarmërinë si shumë vende të tjera", theksoi Softa.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion