Athinë/ Vrau kunatin se i përdhunonte të bijën, avokati i njohur grek u vetëofrua ta mbrojë në gjykatë

Historia e babait të 18 vjeçares shqiptare i cili vrau kunatin pasi e bija e vet nga martesa e parë denoncoi se ishte përdhunuar ka tronditur jo vetëm opinionin publik shqiptar por dhe atë grek.

Ngjarja ka ngjallur solidarizim, ndaj babait i cili duket që e ka kryer krimin në gjëndje të rënduar psikologjike, duke lënë mënjanë faktin që historia ka ndodhur në një familje shqiptare por duke e konsideruar një fenomen social tepër i rëndë.

Prandaj për herë të parë një avokat i njohur grek ka pranuar ta marrë në mbrojtje një shqiptar, tregon gazetari Edmond Guri në një raportim për emisonin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, në Report Tv.

Guri tha se ngjarja ka shkaktuar bujë të madhe në opinionin publik dhe se për herë të parë avokati më i mirë grek, Aleksis Kujias, po ashtu edhe një tjetër avokat Mihali Vasiliko i është vetëofruar një shtetasi shqiptar për ta mbrojtur atë.

Për dëshminë e babait, i cili kishte thënë nëpërmjet avokatit të tij se ai nuk kishte qëllim ta vriste kunatin, por ta bënte atë që të rrëfente atë që i kishte bërë vajzës së tij, Guri tha se fjalët e tij janë bërë publike nga avokati i tij dhe se autori i krimit ka shprehur se ka vepruar në gjaknxehtësi e sipër dhe jo me paramendim ose gjakftohtësi.

“Pritet sot për të filluar proçesi gjyqësor rreth ngjarjes së 33-vjeçarit ku u vra nga kunati i tij, babai I 18-vjeçares e cila e akuzon atë për përdhunim, shantazhim e duke i marrë dhe para për të paguar qeranë. Këto janë arsyet e saj të cilat e bënë babanë e saj ta ekzekutojë. Ndërkohë, pas kësaj ngjarjeje ka një solidarizim të paparë, ku kjo ka bërë që një nga avokatët më të njohur në Greqi të shkojë dhe të marrë në mbrojtje autorin që ka kryer këtë krim. Nga njëra anë kemi të bëjmë me një vrasje, por nga ana tjetër prindi i tronditur, sipas asaj që ai tha helmoi fëmijën tim dhe kështuqë nuk mund të vepronte ndryshe edhe pse është krim siç thanë autoritetet policore greke, i cili tashmë i është drejtuar gjykatës dhe në mbrojtje kanë dalë shumë avokatë. Në mbrojtje i ka dalur edhe avokati më i njohur në Greqi, i cili shquhet për dinamikën e tij në çështjen e drejtësisë. Kjo është një dëshmi e bërë publike nga vetë avokati i tij, i cili i ka rrëfyer atij se ai ka vepruar në gjaknxehtësi e sipër dhe jo me gjakftoftësi ose me paramendim. Përveç faktit se nuk mund të pranonte atë që i ndodhi vajzës së tij dhe ka vepruar siç ai ka dëshmuar”, tha Guri.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Afro-amerikani rrihet për vdekje nga gardianët e burgut në New York (VIDEO)

SHBA/ Afro-amerikani rrihet për vdekje nga gardianët e burgut në New York (VIDEO)