Ekstradohet nga Anglia 48-vjeçari Gjergj Çupi nga Mirdita, i dënuar me 25 vjet burg për 2 vrasje dhe dy plagosje në vitin 1997.
Më datë 27.07.1997, Çupi në rrugën nacionale Rrëshen-Kurbnesh në afërsi të vendit të quajtur “Agjencia e vjetër” në qytetin e Rrëshenit, i nxitur nga motive hasmërie, ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të Mirash Ndreca ku si pasojë kanë mbetur të vdekur Ndreca dhe shtetasja Donika Kadeli si dhe janë plagosur rëndë Preng Perkeqi dhe Frrok Perkeqi të cilët kanë qenë udhëtarë në furgon.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë, me vendimin Nr.70, datë 23.02.1999, e ka dënuar Çupin me 25 vjet burgim, për kryerjen e veprave penale "Vrasje me paramendim”, “Vrasje me paramendim mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Ky vendim ka marrë formë të prerë më datë 04.03.1999.
Pas ngjarjes Gjergj Çupi ka arritur të largohet dhe sipas informacioneve të vazhdueshme ndodhej në Angli.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Manchester, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Londra drejt vendit tonë.
Historia e gjakmarrjes mes dy familjeve
Historia ka nisur në vitin 1992 ku mes dy familjeve Ndreca dhe Çupi në Kaçinar ka pasur disa konflikte.
Si pasojë e konfliktit është vrarë vëllai i Gjergj Çupit, Petrit Çupi nga Mirash Ndreca.
Ndreca është dënuar në atë kohë me 22 vjet burg, dënim që e ka ndërprerë në vitin 1997 kur u hapën burgjet.
Ndreca ka qenë objektivi i Çupit i cili duke përfituar nga situata kaotike në vend u armatos dhe vrau hasmin, Kadelin, Prend Perkeqin e Frrok Perkeqin.
Çupi është arrestuar në vitin 2005 nga autoritetet britanike ndërsa Anglia ka vendosur tani për ekstradimin e tij në Shqipëri.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com