KORÇË- Ndërsa postoblloqe të shumta të policisë u ngritën në të gjithë hyrje daljet e qytetit të Korçës, pas vrasjes së 21-vjeçarit Joan Zuko, autori i dyshuar ishte fshehur fillimisht pranë varrezave të qytetit. Në orët e vona të mbrëmjes Kristjan Sterjo, 20 vjeç, është afruar për në banesën e tij. Ky ka qenë momenti kur ai është pikasur.
Fillimisht janë dy agjentë me veshje civile që i afrohen me shpejtësi dhe e shtrijnë në tokë. Më pas, janë tre policë të tjerë që afrohen në ndihmë të tyre. Në pamjet e siguruara nga Report Tv që tregojnë momentin e arrestimit, policët i bëjnë thirrje disa herë të riut që të shtrihet në tokë dhe i kërkojnë të tregojë ku është arma e krimit. Ai nuk bën rezistencë dhe më pas i vendosen prangat.
Në momentin e arrestimit ai nuk e kishte me vete armën me të cilën kishte qëlluar Zukon. Më vonë ai ka treguar se pushkwn me të cilin kishte qëlluar shokun e tij të dikurshëm, e kishte hedhur në zonën e njohur si “Fusha e druve”, ku më pas dhe është gjetur nga policia.
Ngjarja ndodhi në një nga pallatet e lagjes 15 në qytetin e Korçës, ku Johan Zuko ishte futur në tentativë për t’i shpëtuar sulmit të Sterjos, ndërsa vetë mësohet se mbante në dorë një thikë. Plumbi e goditi në pjesën e poshtme të shpatullës duke e lënë të vdekur në vend në katin e tretë të pallatit.
Në dëshmitë e para në polici, autori i vrasjes ka dhënë versionin e tij të ngjarjes. Sipas tij, me Zukon, ishte i bartur prej kohësh një konflikt që lidhej kryesisht me përplasje për dominancë mes tyre dhe pretendimet se kush ishte “më i forti” i lagjes. Dy të rinjtë dyshohet se kishin shkëmbyer vazhdimisht provokime, sharje dhe ngacmime, ndërsa vetëm disa ditë përpara vrasjes kishin pasur një tjetër konflikt verbal.
Në dëshminë e tij, Sterjo ka pretenduar se situata ishte acaruar më tej edhe për shkak të ngacmimit të së dashurës së tij nga viktima. Hetuesit po verifikojnë këtë pretendim, si dhe nëse ndërthurja e këtij episodi me konfliktet e mëparshme mes dy të rinjve ka çuar në përshkallëzimin e situatës deri në krim.
Policia ka marrë në mbikëqyrje dy familjet, për të shmangur çdo përshkallëzim të mundshëm të situatës.
Kristjan Sterjo rezulton të jetë një emër problematik, i arrestuar dhe më parë për plagosje me thikë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Kur Kristjan Sterjo u arrestua kohë më parë për plagosje me thikë, shokët e tij vendosën ta prisnin jashtë institucionit të sigurisë me telefonat në dorë. E filmuan teksa dilte i buzëqeshur pas përballjes me forcat e rendit dhe videon e publikuan në rrjetet sociale.
Por nuk ishte vetëm videoja që ra në sy. Në sfond kishin vendosur një këngë, ku dëgjohet fraza: “Ndoshta një ditë më shikon në kronikat e zeza.”
Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit pas vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko në Korçë, ngjarje për të cilën Sterjo është arrestuar si autor i dyshuar.
Sterjo nuk ishte i panjohur për policinë. Ai ishte arrestuar më parë për plagosje me thikë, ndërsa në rrjetet sociale ai dhe shoqëria e tij publikonin shpesh foto dhe video nga përditshmëria e tyre. Mes tyre është edhe kjo video, ku ai shfaqet duke dalë nga institucioni i sigurisë i buzëqeshur, ndërsa shokët e filmojnë dhe e shoqërojnë postimin me vargjet e këngës që sot kanë marrë një tjetër kuptim.
20-vjeçari u vu në pranga mbrëmjen e së shtunës, disa orë pasi policia e identifikoi si autorin e dyshuar të vrasjes së Joan Zukos. Sipas hetimeve, krimi ndodhi pas një konflikti të mbartur mes dy të rinjve.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Report Tv ka siguruar momentin kur Policia arreston autorin e vrasjes së 21-vjeçarit Johan Zuko. Në këto pamje të filmuara nga një kamerë sigurie, dallohet 20-vjeçari ndërsa efektivët i afrohen me vrap dhe i bërtasin që të shtrihet në tokë. I riu nuk bën rezistencë. Në video dëgjohet teksa thotë me zë të ulët ”në rregull” Disa efektivë e rrethojnë, e shtrijnë në tokë dhe i vënë pranga. Aata dëgjohet teksa e pyesin se ku e ka fshehur edhe armën e krimit.

Mitropoliti orthodhoks i Korçës, Hirësia e tij imzot Anastasi, ka reaguar me dhimbje për vrasjen e 21-vjeçarit Joan Zuka pasditen e djeshme në Korçë. Imzot Anastasi thotë se jeta njerëzore është dhuratë e shenjtë e Perëndisë dhe se kur një i ri vret një të ri, shoqëria qan për të dy.
“Jeta njerëzore është dhuratë e shenjtë e Perëndisë dhe askush nuk ka të drejtë ta shuajë atë. Asnjë konflikt, asnjë zemërim dhe asnjë arsye nuk mund ta justifikojë veprimin që merr jetën e një njeriu”, shprehet Mitropoliti Anastas.
Në reagimin e tij, ai ndalet veçanërisht te fakti se në ngjarje është përfshirë një i ri, duke përcjellë një mesazh kundër dhunës mes të rinjve.
“Kur një i ri vret një të ri, shoqëria qan për të dy”, thuhet në mesazhin e Mitropolitit Anastas.
-
Këto janë bandat e drejtësisë që i japin drejtësi këtij Populli!
Përgjigju












Komente
Komento