Gjykata e Lezhës ka vendosur burgim të përjetshëm për Kastriot Zhubën, i cili ka vrarë 3 pjesëtarë të një familje.Kastriot Zhuba vrau më 2012 çiftin Shtjefni dhe djalin e tyre.

Vrasja e trefishtë në Blinisht të Lezhës ndodhi si pasojë e një tjetër krimi të mbetur në tentativë nga Kastriot Zhuba, i cili ishte kthyer nga Italia për të marrë hak ndaj një 30-vjeçari i cili kishte rrahur para pak kohësh babain e tij.

Gjithçka ka ndodhur në harkun kohor të 20 minutave, ndërsa vrasja e tre pjesëtarëve të familjes Shtjefni ka ardhur pas një konflikti të momentit. 

Kastriot Zhuba kishte marrë një armë dhe ishte vënë në pritje për të qëlluar ndaj Skënder Sallakut 30 vjeç, banor i Blinishtit, personi i cili kishte pasur konflikt me babain e tij. Pasi kishte mësuar kthimin nga Italia të Zhubës, 30 vjeçari Skënder Sallaku i druhej hakmarrjes dhe për këtë qëllim ruhej, ndërsa nuk qëndronte asnjë rast jashtë në orët e natës.  Lezhë, ja si ndodhi vrasja e 3 familjarëve nga Kastriot Zhuba 

kastriot zhurba
(Në foto: Kastriot Zhurba)


3 viktimat

Redaksia Online 
(g.f/Shqiptarja.com)