Vrau 39-vjeçarin shqiptar, greku shfaqet i penduar për krimin: Ishte gabimi më i madh i jetës sime

Vrau 39-vjeçarin shqiptar, greku shfaqet i penduar për krimin: Ishte gabimi më i madh i jetës sime

Dhimitris Kutrumanis

68 vjeçari grek Dhimitris Kutrumanis që vrau me plumb në kokë 39 vjeçarin shqiptar Brigen Limka është lënë në burg.

Autori rreth orës 10:00 të mëngjesit ka dalë para Gjykatës së Pireut duke kërkuar falje para hetuesve. I moshuari, u shpreh se është penduar për veprimin e tij.

“Jam penduar. Sinqerisht kërkoj falje, ishte gabimi më i madh i jetës sime. Dhe për këtë uroj dënimin tim”, raportohet se ka deklaruar ai para hetuesit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 shtator, pas një konflikti të çastit për vendin e parkimit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pire dhe viktima Brigen Limka, me origjinë nga Korça, është baba i tre fëmijëve. Ai u qëllua me pushkë nga i moshuari. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Praxitelous 147” në Pire ku shqiptari punonte si roje parkingu. Policia tha se 68-vjeçari Dhimitris Kutrumanis e qëlloi një herë në kokë shqiptarin e më pas është kthyer sërish duke e qëlluar për herë të dytë. Viktima dhe autori kishin pasur konflikte pasi i moshuari pengonte shqiptarin që t'u shërbente klientëve të parkimit me qira. Dëshmitarët kanë thënë se autori 68-vjeçar i cili u dorëzua në polici, njihej si person me probleme psikologjike pasi ishte konfliktuar dhe shpeshherë bërtiste.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë