Gjykata ka lënë sot në burg Leonard Bashalliu, i cili qëlloi për vdekje Ylber Xhahysën në Peqin, ngjarje e ndodhur më 8 qershor.
Ngjarja u regjistrua në një lokal në fshatin Gjocaj, ku Bashalliu qëlloi me 4 plumba mbi Xhahysën, duke e lënë të vdekur.
Autori dhe viktima kanë qenë të përfshirë në një konflikt 5 vite më parë, pasi Xhahysa i ka gërvishtur makinën Bashalliut, ndërsa ka qenë pikërisht kjo ngjarje e së shkuarës për të cilën ata u konfliktuan edhe ditën e ngjarjes.
Viktima dhe autori u konfliktuan fillimisht verbalisht, por që më pas degradoi edhe në përdorimin e dhunës, ku ata e goditën njëri-tjetrin me karrige e gota. Më pas Leonard Bashalliu ka nxjerrë armën duke qëlluar mbi Ylber Xhahysën dhe duke e lënë atë të vdekur.