Autori i masakrës së Selenicës Ritvan Zykaj është vizituar për herë të parë nga një familjar pas nëntë muajsh. Zykaj vijon që të qëndrojë i vetëm në qeli, ndërsa burime për Shqiptarja.com pohojnë se e i vetmi që është futur në ambientet e burgut ka qenë vëllai.
Burimet kanë qenë shumë të rezervuara dhe nuk dihet nëse janë takuar, apo thjesht vëllai i ka dorëzuar ndërresat dhe asgjë më shumë se kaq. Por prej momentit të arrestimit në datë 11 gusht të vitit të kaluar dhe deri më tani, Ritvan Zykaj ka marrë vizitën e vetme.
Familjarët nuk e kanë falur për masakrën e rëndë të kryer në fshatin Resulaj të Selenicës, ndërsa të afërmit e tij janë larguar nga vendi. Në seancën e datës 16 prill ishte parashikuar që të pyeteshin dëshmitarë të ngjarjes, të afërm të autorit apo viktimave, por u paraqit vetëm një banor i fshatit Resulaj.

Prokuroria e Vlorës kërkoi burgim të përjetshëm për Zykajn. Ritvan Zykaj vrau me arme zjarri tetë persona, nga të cilët dy të mitur. Demir Zykaj 76 vjeç, Perri Zykaj 76-vjeç, Besim Zykaj 45-vjeç (i biri), Vasilika Zykaj 40 vjeç (bashkëshorte e Besimit), Sara Zykaj 17 vjeçe (vajza e Besimit) Ledion Zykaj 6 vjeç (djali i Besimit), Azem Zykaj 49 vjeç (i biri), Afërdita Zykaj 47- vjeç (bashkëshorte e Azemit) ishin 8 personat që u vranë nga dora e Ritvan Zykajt. Në deklaratat e tij të para autori i masakrës tha se i vrau për shkak se e akuzonin për vjedhjen e pulave.
Komente


Ore nuk e kuptoj kete llogjiken, përse te afermit e tij janë larguar nga vendi? Arsyeja?
PërgjigjuRroft sebepi t kerkojm azil . Hahahahahaha