Mallakastër/ Vrau babanë pas debatit për punën, Gjykata lë në burg 37-vjeçarin, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
Mariglen Muhametaj, 37 vjeç i cili vrau të atin në Greshicë është lënë në burg. Ai hyri i qetë në ambientet e gjykatës së Fierit rreth orës 08:20 ndërsa nuk ishte i shoqëruar nga asnjë familjar.
Mariglen Muhametaj, 37 vjeç i cili vrau të atin në Greshicë është lënë në burg. Ai hyri i qetë në ambientet e gjykatës së Fierit rreth orës 08:20 ndërsa nuk ishte i shoqëruar nga asnjë familjar. Prokuror i çështjes mësohet të jetë Andi Pogaçe dhe gjyqtar Sonila Hoxha. Ndërsa avokati u përcaktua nga gjykata. "Cfarë u bë, u bë", tha 37-vjeçari, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Ngjarja e rëndë u regjistruambrëmjen e 25 gushtit rreth orës 21:30 në fshatin Greshnicë në Mallakastër. Pas ngjarjes, burime për Report Tv bënë me dije se gjatë marrjes në pyetje nga ekspertë të policisë, Mariglen Muhametaj është shprehur se shkak është bërë një zënkë e çastit më të atin. I ndjeri Qemal Muhametaj, i ka thënë të birit të gjejë punë e të mos rrijë kot.
Në debat e sipër midis atë e bir, Mariglen Muhametaj, mësohet që fillimisht e ka shtyrë me duar me forcë të atin, i cili ka rënë përdhe. Autori nuk u mjaftua me kaq, por ka marrë një pllakë betoni dhe e godet dy herë në kokë, duke i marrë jetën në vend. Gjatë kohës, që Mariglen Muhametaj, ka treguar gjithë rrjedhën e ngjarjes së rëndë, e ka treguar atë qetësisht, normal dhe pa pendesë.
Pas krimit të rëndë Mariglen Muhametaj është larguar nga banesa, vendi i ngjarjes, duke u strehuar në pyllin e Fratarit, pak km larg shtëpisë. Këtu ka ndenjur deri në orët e para të mëngjesit, ku është gjetur nga forcat e policisë Mallakastër.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:30
Lihet në burg 37-vjeçari që vrau babanë, dëshmia në gjykatë: Çfarë u bë, u bë
Gjykata e Fierit Fier ka lënë në burg Mariglen Muhametaj, autorin e vrasjes së të atit, Qemal Muhametaj 73 vjeç, në fshatin Greshicë të Mallakastrës.
"Çfarë u bë, u bë" - ka thënë autori në sallën e gjyqit. Gjyqtarja Sonila Hoxha ka lënë në fuqi kërkesën e prokurorit Andi Pogaçe për "arrest me burg", për konsumimin e veprës penale të vrasjes.
Budallai babait
Përgjigju