Gjykata për Krimet e Rënda ka dhënë arrest me burg për Mirald Metallarin, 21-vjeç, i cili tre ditë më parë qëlloi për vdekje babain e tij, Miftar Metallari, 55-vjeç, punonjës i Policisë së Shtetit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e tyre në Bathore, pas një konflikti të momentit për shkak të punimeve që po kryheshin në shtëpi. Familja po përgatitej për dasmën e motrës në mes të muajit gusht.
Përpara trupës gjykuese Mirald Metallari ka shprehur pendesë për krimin e kryer, ndërsa u shpreh se gjithçka ndodhi pasi i ati e kishte qëlluar me grusht.
Ndërkohë gjykata caktoi dhe kryerjen e ekspertizës psiqike ndaj 21-vjeçarit për të kuptuar nëse vuan apo jo nga probleme mendore.
I riu rrezikon një dënim me burg përjetë për krimin e kryer në familje ndërsa vrasjen dhe plagosjen ai e bëri me armën e shërbimit të të atit i cili ishte punonjës policie në komisariatin Nr. 5 në kamëz.

Mirald Metallari para gjykatës

Viktima Miftar Metallari, babai i Miraldit
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com