Me furgonin e Tafës të riut nga Kavaja, Kasemi tentoi të arratisej por pak minuta më pas ai u kap nga policia e komisariatit numër një në Tiranë. Fadil Kasemi akuzohet për vrasje si pasojë e marrëdhënieve familjare, armbajtie pa leje, pengmarrje dhe heqie e lirisë ndaj shtetasve. Me kodin e ri të procedurës penale Kasmi nuk mund të përfitojë ulje dënimi apo gjykim të shkurtuar pasi me kodin e ri të procedurës penale nga kjo e drejtë janë përjashtuar krimet në familje.
Mesditën e 31 gushtit 2017 Fadil Kasemi vra ish bashkëshorten e tij Fildese Hafizi, ndërsa gjatë deklarimeve të tij në polici ai pranoi krimin duke sqaruar se shkak ishte sjellia e gjyqtares që se lejonte të takohej me fëmijët pas divorcit. Ndërkohë Gjykata e Krimeve të Rënda bëri publik faktin se me vendim të gjykatës civile tiranë kujdestare për fëmijët e mitur të ish bashkëshortëve Kasmi dhe Hafisi është caktuar Amelia Asllani motra e gjyqtares së vrarë.

(Fadil Kasemi sot përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda)
(Viktima Fildes Hafizi)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO








