61-vjeçari Paulin Pacuku i cili një ditë më parë vrau nga pakujdesia bashkëshorten e tij Vitore Pacuku, është arrestuar nga Policia. Deri ne këtë faze hetimesh, ndaj babait të 2 fëmijëve janë ngritur akuzat vrasja nga pakujdesia dhe armëmbajtja pa lejae.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 61-vjeçari ka qenë duke pastruar armën pistoletë, të cilën e mbante pa leje dhe nga pakujdesia në një moment arma është shkrehur.
Plumbi preku në organet jetësore 54-vjeçaren Vitore Pacuku, dhe pavarësisht ndihmës së parë, ajo nuk mundi të mbijetojë dhe gjeti vdekjen gjatë transportit për në spitalin e Mirditës.
Paulin Pacuku ka qenë pjesë e strukturave të policisë Mirditë për disa vete dhe më pas ishte larguar jashtë vendit, por ishte rikthyer sërish më vendlindje disa vite më vonë.
Çifti bashkëshortëve ishin prindër të dy fëmijëve, por në momentin e ngjarjes asnjëri prej tyre nuk ishte në shtëpi, në fshatin Jezull të Mirditës.