Po pastronte pistoletën pa leje që mbante në banesë, burri vret aksidentalisht gruan në Mirditë! Shoqërohet në polici

LEZHË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Mirditë në fshatin Jezull. Paulin Pacuku 61-vjeç, duke pastruar një armë zjarri pistoletë, të cilën e kishte pa leje, ka qëlluar aksidentalisht bashkëshorten e tij, Vitore Pacuku, 54 vjeçe.

54-vjeçarja është  transportuar me urgjencë në spital nga të afërmit e saj, por si pasojë e dëmtimeve të marra nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital. Pas ngjarjes së rëndë 61-vjeçari është shoqëruar në policie, ndërsa arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

'Spitali Rajonal Rrëshen ka njoftuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Mirditë, se ishte dërguar nga të afërmit e saj, për ndihmë mjekësore, shtetasja V. P., e plagosur me armë zjarri, e cila si pasojë e dëmtimeve kishte humbur jetën.

Nga verifikimet paraprake të kryera nga shërbimet e Policisë, dyshohet se në fshatin Jezull, Mirditë, në banesë, shtetasi P. P., 61 vjeç, duke pastruar një armë zjarri pistoletë, ka qëlluar aksidentalisht bashkëshorten e tij, shtetasen V. P., 54 vjeçe, e cila është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, nga të afërmit e saj, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Shtetasi P. P. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar në cilësinë e proves materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijon punën në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tubi: 21/08/2022 15:52

    Po kur do te vene mend keto njerez,po c duhet arma ne shtepi,po hiqini armet more njerez se moret ne qafe vehten e te tjeret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm