Kurbin/ Vrau bashkëshortin me sqepar kur po flinte, nëna e 10 fëmijëve dënohet me 14 vite burg! Dyshohet se dhunohej vazhdimisht nga burri i alkoolizuar

Gjykata e Kurbinit ka dënuar me 14-vite burg 60-vjeçaren Drane Deda, e cila goditi për vdekje me sqepar bashkëshortin e saj, Llesh Deda ngjarje e ndodhur në nëntor të vitit 2020 në Sanxhak të Kurbinit.

Pas shqyrtimit të çështjes, gruaja u shppall fajtore për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare” dhe u dënua me 21 vite burg, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe iu ul 1/3 e dënimit. Deda do të vuajë 14 vite në një burg të sigurisë së zakonshme.

Mëngjesin e 6 nëntorit të vitit 2020, 60-vjeçarja nënë e 10 fëmijëve goditi me sqepar në kokë bashkëshortin e saj Llesh Deda 61-vjeç. Ky i fundit mori plagë serioze dhe gjeti vdekjen pak ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë. Referuar dosjes hetimore thuhet se në momentin e ngjarjes, çifti i bashkëshorteve kanë qenë të vetëm në banese dhe para ngjarjes kanë debatuar me njëri tjetrin, pasi dyshohet se burri e kishte dhunuar gruan.

Menjëhere pasi ka kryer aktin e rëndë 60-vjeçarja është vetëdorëzuar në polici, duke shfaqur pendesë për krimin të cilin deklaroj se e kishte kryer në gjaknxehtësi e sipër. Çifti i bashkëshorteve me origjinë nga Mirdita kishin patur konflikte të vazhdueshme, pasi burri ishte përdorues alkooli.

Kujtojmë se Drane Deda pohoi para oficerëve se për shumë vite kishte pasur konflikte me bashkëshortin e saj, madje sipas rrëfimit të saj, ai e kishte detyruar të bënte 10 fëmijë.

“Më detyroi të bëja 10 fëmijë, më është nxirë jeta me të edhe pse kam vijuar të qëndroj kaq gjatë. Atë ditë nuk jemi grindur fare. Ai ishte në gjumë dhe unë shkova në magazinë mora një sqepar dhe ashtu siç flinte e kam qëlluar dy-tre herë, ku kam menduar se e kam vrarë pasi nuk ka lëvizur fare. Më pas kam shkuar në shtëpinë e kunatës dhe i kam treguar se çfarë kishte ndodhur” - ka rrëfyer para oficrëve, Drane Deda.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:57
Kurbin/ Kush është nëna e 10 fëmijëve që vrau burrin me sqepar kur po flinte (FOTO)

1653638268_llesh.jpg

Report Tv ka siguruar fotografinë e çiftit Llesh dhe Drane Deda. Kjo e fundit u dënua me 14 vite burg pasi vrau bashkëshortin e saj me sqepar kur po flinte. Në dëshminë e saj pas krimit që ndodhi në Kurbin në nëntor të vitit 2020, Drane Deda tha se iu nxi jeta dhe nuk duronte dot më, ndaj e ka qëlluar kur po flinte. Sipas saj, Llesh Deda e detyroi të bënte 10 fëmijë.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mereme: 31/05/2022 01:31

    GRUA IDIOTE DHE E POSHTER,,,,KE PASUR 10 FEMIJE ME BURRIN,,,FEMIJA ESHTE GEZIM,,KU TA GJESH TE KESH 10 FEMIJE,,,,I LE FEMIJET PA BABA......NGORDHSH NE BURG ....////

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë