Me burg përjetë është dënuar një 36 vjeçar shqiptar në Greqi i shpallur fajtor për vrasjen e një biznesmeni në 2013 teksa po tentonte që të grabiste në karburantin e tij.
Gjykata e shpalli fajtor edhe për një sërë veprash penale, si vrasje, tentativë grabitje, si dhe për armëmbajtje.
Ndërkohë vetë shqiptari para trupës gjykuese, ka mohuar çdo akuzë, raportojnë mediet greke.