Interpol Tirana ka ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri 42-vjeçarin Vladimir (Valmir) Kola, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Briken Sanajt. I dyshuari u arrestua në prill 2024 gjatë operacionit “Versus”, pas bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve gjermane.
Gjykata e Tiranës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” që në nëntor 2022. Ai akuzohet se më 30 tetor 2022, në kompleksin "Kodra e Diellit", në bashkëpunim me persona të tjerë, ka ekzekutuar me armë zjarri shtetasin Briken Sanajn.
'Në kuadër të bashkëpunimit të Interpol Tiranës, me Interpol Wiesbaden, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri, shtetasi:
V. K. alias V. K., 42 vjeç.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 23.11.2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja me paramendim" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve, armëve shpërthyese dhe municionit".', njofton policia.
Të paktën katër persona dyshohet se morën pjesë në atentatin e 30 tetorit të 2022-it. Dy atentatorët u futën në rezidencë pasi çanë rrethimin e jashtëm, e qëlluan nga një distancë të afërt, nga një vend poshtë një peme ulliri.
Të ndihmuar nga një person i tretë, u larguan me shpejtësi me makinën tip “Mercedez Benz”, të cilën e dogjën. Personi i katërt ka pasur rol vëzhgues.
Briken Sanaj dyshohet se u vra për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i viktimës, Antonio alias Renato Sanaj, për një vajzë. Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Dhjetor, 11:46
Shpallja e pluralizmit në Shqipëri në 1990, kush e ka meritën e vërtetë?
-
Studentët
79%
-
Sali Berisha
5.7%
-
Të gjitha bashkë
15.3%
Vota total: 582
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ I vuri flakën ‘Audit’ me vlerë 100 mijë euro, arrestohet 39-vjeçari! Dyshohet se u pagua nga persona në konflikt me pronarin e automjetit (VIDEO)
10 Dhjetor, 13:52
-
Bëri operacion në zemër, Edlir Tetova ndjek Egnatian nga stoli
10 Dhjetor, 12:24
-
Tiranë/ Vajza e mitur largohet nga banesa, nëna denoncon rastin në polici
10 Dhjetor, 11:26
-
Atentati në Rinas/ Lirohet 35-vjeçari i shoqëruar, pranë shtëpisë së tij u dogj mjeti i krimit! Armët s’u siguruan nga baza e Ylli Zallës
10 Dhjetor, 10:46
-
Tiranë/ Rikonstruksioni i ambienteve të Spitalit Universitar të Traumës, punimet nuk do të ndikojnë në funksionimin e shërbimeve mjekësore
10 Dhjetor, 10:21
-
Atentati me 2 viktima në Rinas, policia shoqëron një person për ta marrë në pyetje
9 Dhjetor, 22:07
-
Vrau Martinin dhe plagosi shokun pranë shkollës, Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg autorin 15-vjeçar! Engjëll Cani: Vendimi, rreze drite për ne
9 Dhjetor, 14:15
-
VIDEO/ Arrestohet hajduti 21-vjeçar në Tiranë, shtynte edhe një të mitur të vidhte! Sekuestrohen veshje policie, radio, pranga, municion luftarak
8 Dhjetor, 11:09
-
I dënuar në Francë për trafik droge, Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të Elton Arkaxhiut! Një truall dhe dy biznese 336 mijë euro
8 Dhjetor, 10:16
-
Sherr mes dy grupeve në Fresk, në hetim 5 persona! Dhunuan me grushte 4 të tjerë
8 Dhjetor, 10:06
-
Hodhi lëndë piroteknike në fushë gjatë derbit Tirana-Partizani, nis hetimi për 20-vjeçarin
8 Dhjetor, 09:58
-
Tiranës i ka mbetur vetëm fanella, Partizani 'hakmerret' dhe e mposht 0-2 në derbi! Bardheblutë mbeten në fundin e renditjes
7 Dhjetor, 16:56
Shume mire qe arestohet nje i akuzuar per vrasje, ne Gjermani dhe ekstradohet ne Shqiperi.Po vrasesit qe jane brenda Shqiperise pse nuk arestohen?
Përgjigju