Përplasja me armë në Elbasan, Dumani lihet në burg, 'kyç' gojën për dinamikën e ngjarjes! Akuzohet për vrasje në bashkëpunim të mbetur në tentativë

TIRANË- Nuredin Dumanit iu dha sot masa 'arrest me burg'. Dumanit iu komunikua masa në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr mjekim, pasi mbeti i plagosur në përplasjen me armë zjarri që pati me Talo Çelën në Papër të Elbasanit.

Avokati i Dumanit, Armand Tragaj tha në komunikimin për gazetarët se Dumani ka zgjedhur të mos flasë për dinamikën e ngjarjes për shkak se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndaj Dumanit rëndon akuza për veprën penale 'vrasje në bashkëpunim e mbetur në tentativë'. Dumanit iu komunikua masa për atentatin në Elbasan dhe për dy vrasjet e mëparshme në DurrësBurime për Report Tv konfirmojnë se prokuroria ka një person të dyshuar me të cilin Nuredin Dumani është konfliktuar por e cilëson sekret hetimor dhe nuk i është bërë me dije as avokatit të tij mbrojtës.

Avokati bëri me dije së nesër në orën 10:00 Dumanit do i komunikohet masa për vrasjen e Bujar Çelës.

"Sapo mbaroi masa nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarjen e datës 30. Me kërkesën e prokurorisë u caktua masa  sigurisë 'arrest me burg'. Si i dyshuar për kryerjen e veprës penale vrasje e mbetur në tentativë, në bashkëpunim. Ne si palë mbrojtëse nuk e kuptojmë këtë qëndrim të prokurorisë sesi mund të jetë i akuzuar për vrasje viktima e një atentati.

Ai dyshohet për ngjarjen e Paprit, vrasje në bashkëpunim e mbetur në tentativë. Nesër në orën 10:00 do jetë një tjetër masë sigurimi për një ngjarje të ndodhur vrasje me paramendim, për të ndjerin Bujar Çela.

Klienti im është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe ka zgjedhur të mos flasë në këtë moment, duke qenë se ka probleme me mushkëritë nuk është mirë të flasë", tha avokati mbrojtës.

Dumani u vu në pranga para dy ditësh vetëm pak orë pasi ishte plagosur pas përplasjes me armë që pati me Talo Çelën në Papër të Elbasanit. Pas atentatit ai u plagos dhe u strehua në Fier, por që u kap nga policia. Fillimisht u njoftua nga policia për BMW-në që u qëllua me breshëri dhe që ishte më targa të vjedhura në qytetin e Durrësit që në prill të vitit 2021. Mjeti BMW ishte i Nuredin Dumanit dhe pas shkëmbimit me armë zjarri që mendohet se ka pasur me Talo Çelën, braktisi makinën dhe u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas të shtënave. Gjatë kontrollit policia gjeti në automjet një kallashnikov edhe një bidon me 5 litra benzinë.

Ndërkohë në pranga kanë rënë edhe dy mjekë, Bledi Berdalli, 41 vjeç dhe Julian Malaj, 43 vjeç si dhe infermieri Ermal Gjeci, 36 vjeç, të cilët mjekuan Nuredin Dumanin në Fier, të cilët akuzohen për 'moskallëzim krimi'. Si edhe bashkëjetuesja e Dumanit, 20-vjeçarja nga Kosova Mirjet Hajdini për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Historia e Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës, që nga miq u shndërruan në armiq

Historia nis me vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës më 27 prill 2020  dhe si edhe Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia në 2 mars 2020, ku Nuredin Dumani akuzohet së bashku me Talo Çelën. Megjithatë, hetuesit kanë dyshime se mes Dumanit dhe Çelës ka patur mosmarrëveshje që pas eleminimit në Sinaballaj të Rrogozhinës të Klevis Kapllanajt.

3 ditë pas vrasjes së 33-vjeçarit, në automjetin e tij mëngjesin e 17 shtatorit u vra dhe Bujar Çela. Kapllanaj dhe Dumani, sipas prokurorisë, kanë qenë miq. Pra dyshohet që Talo Çela ka ekzekutuar Klevis Kapllanajn, shokun e Nuredin Dumanit, prandaj ky i fundit në shenjë hakmarrjeje i ka vrarë të vëllanë, Bujar Çelën. 

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim