Vrau dëshmitarin e drejtësisë në Slloveni dhe ukrainasin në Itali, kush është ish-ushtaraku shqiptar i arrestuar! Anëtar i mafias malazeze ‘Skaljari’ (EMRI+SKEDA)

Vrau dëshmitarin e drejtësisë në Slloveni dhe ukrainasin në Itali, kush është ish-ushtaraku shqiptar i arrestuar! Anëtar i mafias malazeze ‘Skaljari’ (EMRI+SKEDA)

Satko Kekiç dhe vendi ku ndodhi atentati në Lubjanë

Slloveni- Anëtar i mafias malazeze “Skaljari”, ish-ushtaraku shqiptar i arrestuar si bashkëpunëtor për vrasjen e të penduarit të drejtësisë Satka Kekiç (Zovko) më 29 Nëntor në Slloveni është Roland Cretu.

Të paktën këtë identitet mban në dokument, por sipas policisë ai ka në përdorim mbi dhjetë identitete dhe cilësohet si një vrasës i rrezikshëm.

Zbulimi i tij u bë edhe fal një urdhri ndërkombëtar që Italia kishte lëshuar prej muajit nëntor të vitit të kaluar, pasi akuzohej si ekzekutor i një ukrainasi 46-vjeçar në Saronno të Vareses më 27 Tetor 2024.

Gjurmët çuan në Lubjanë, kur më 5 Janar Interpol Roma mori përgjigjen se ishte arrestuar një shqiptar 40-vjeçar me identitetin Roland Cretu, ish-ushtarak, që ishte arrestuar nga policia sllovene që prej 5 dhjetorit, bashkë me 2 persona të tjerë, anëtarë të klanit mafioz “Skalari”, i goditur në superoperacionin e koduar “Eskobar”.

Roland Cretu rezulton me precedentë penalë në Itali prej vitit 2001. Në 2021 rezulton i arrestuar në Malpensa me urdhër dëbimi. Ai u arrestua prapë në 2022 dhe u vendos me kusht në komunitetin Magenta, ku u arratis për t’u ndaluar sërish rreth dy javë më vonë në Busto Arsizio, derisa rishfaqet Tetorin e vitit të kaluar në vrasjen e ukrainasit.

Një nga krerët e mafias malazeze akuzohet Dino Muzaferoviç, i njohur edhe me nofkën “Cezar”, që mendohet se ka dhënë urdhrin për eliminimin e Kekiç, bashkëpunëtorit të drejtësisë malazeze që zbërtheu klanin dhe emrat e tij.

Italia kërkon tashmë ekstradimin e Cretu për vrasjen e ukrainasit Vadym Ustayi, që u qëllua me dy plumba për vdekje teksa ecte në rrugë më 27 tetor, në motive ende të panjohura. Policia italiane i dërgoi homologëve sllovenë edhe të dhënat e para shkencore të provave, si pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe qelizat telefonike, por tashmë kërkohen edhe gjurmët e gishtrinjve, për të provuar identitetin e shqiptarit.

Para se të ekstradohet tashmë, ai do hetohet për vrasjen në bashkëpunim të Kekiç në Lubjanë. Zbardhja e vrasjës së këtij të fundit u bë pas një gabimi që kishin kryer autorët, të cilët përdorën një GPS për të gjurmuar makinën e viktimës, por zbuluan edhe veten pas atentatit vdekjeprurës. 

Bashkë me Roland Cretu, në Lubjanë u ndaluan edhe 39-vjeçari malazez Dino Muzaferoviç, i njohur si “Cezar”, një anëtar i klanit “Škaljari” nga Mali i Zi, i kërkuar në shumë vende për trafik droge, 41-vjecari shqiptar Roland Cretu dhe 22-vjecari slloven Jako Bergant.

Ata dyshohet se në 29 nëntor kanë ekzekutuar shtetasi Satko Zovko (Kekic), duke e qëlluar me armë në automjetin e tij pasi doli nga kazinoja Mons në Lubjanë. Policia gjeti të instaluar në makinën e tij një pajisje GPS që i çoi hetuesit tek emri i Bergant, duke zbuluar më pas dhe bashkëpunëtorët e tjerë. Ata kishin instaluar GPS që të ndiqnin viktimën, por zbulimi i pajisjes nga policia zbuloi edhe vetë ata. Kekiç e priste një pritë të tillë sipas dëshmive, pasi kishte folur me miqtë e tij duke i përshëndetur.

“Zovko, një ish i dënuar dy herë për trafik droge, ishte një dëshmitar i mbrojtur i drejtësisë lidhur me hetimin e aktiviteteve kriminale të grupeve mafioze ballkanase Kavac dhe Skalajri. Motivi për vrasjen e Zovkos thuhet të jetë hakmarrja. Muzaferovic, një nga autorët e dyshuar, është në listën e personave të kërkuar të Interpolit. Bosnja dhe Hercegovina lëshoi një urdhër kundër tij me dyshimin se ai urdhëroi likuidimin e Eldin Ćerimović, i cili ishte gati të dëshmonte kundër tij dhe disa të dyshuarve të tjerë që tashmë ishin arrestuar në vitin 2021 për trafik droge si pjesë e operacionit “Escobar”, informon media.

Në këtë proces gjyqësor do të dëshmonte edhe Zovko. Muzaferovic, është i pandehuri kryesor edhe në proceset e ardhshme gjyqësore kundër trafikantëve ballkanikë të drogës në Gjermani dhe Zovko duhej të dëshmonte kundër tij. 

Hetuesit kriminalë e dyshojnë Berganin për pjesëmarrje në një grup kriminal që planifikoi vrasjen dhe Muzaferovic e shqiptaritn Cretu për ekzekutimin e vrasjes. Ky i fundit dyshohet se ka qëlluar gjithsej tridhjetë plumba në drejtim të Zovkos (Kekiç).

Gjatë arrestimit të tre të dyshuarve në Slloveni, policia u zbuloi në banesa mbi 10 kilogramë heroinë, 1 kilogram kokainë, disa armë me tyta të shkurtra dhe të gjata, pajisje për prodhimin e mjeteve shpërthyese, 4000 euro cash dhe disa pajisje elektronike.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq