Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim te përjetshëm 32-vjecarin Kristjan Cenaj. I riu u gjet fajtor për vrasjen e groposjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj ne Mamurras. Vendimi u dha nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Aldi Kareco, ndërsa kjo mase dënimi ishte kërkuar dhe nga prokurori i çështjes Françesk Ganaj, i cili arriti të provojë përfshirjen e tij në krimin makaber.
Prokuroria kishte kërkuar edhe “aplikimin e periudhës se sigurisë” qe nënkupton se “edhe pasi të bënte 35 vite burg të mos i jepej mundësia për lirim për kohë me kusht”, por kjo nuk është pranuar nga gjykata.
Avokati i familjarëve te viktimës Eduart Mullaraj u shpreh i kënaqur me vendimin, po kërkon zgjerim te hetimeve, pasi sipas tij në këtë krim janë të përfshirë dhe persona të tjerë.

Vrasja e adoleshentit ka ndodhur në vitin 2015, ndërsa Cenaj kishte qëllim grabitjen e adoleshentit, pasi ai mbante me vete një orë ROLEX.
Komente

