Vrau dhëndrrin ditën e fejesës,
FBI arreston Redinel Dervishajn

Vrau dhëndrrin ditën e fejesës, <br />FBI arreston Redinel Dervishajn
ÇIKAGO - Një gangster shqiptar me reputacion, i kërkuar për vrasjen e një dhëndërri që po kryente fejesën të shtunën, u arrestua dje në rrethinat e Çikagos, sipas burimeve të ligjit, raporton e përditshmja amerikane New York Post.
Redinel Dervishaj, 35 vjeç (foto), ishte fshehur në shtëpinë e hallës së tij në Palos Hills, një komunitet i vogël në pjesën jugperëndimore të Windy Sity ku ai u kap në 12.30 p.m, thanë burimet.
Dervishaj, vëllai i të cilit është një i arratisur ndërkombëtar i kërkuar për vrasje në Shqipëri, pritet të ekstradohet pas disa ditësh dhe është i dyshuari për vdekjen e Anthony Lacertosa, 27 vjeç, jashtë restorantit Espana në seksionin Annadale të Staten Island.
“Do të ketë një proces për këtë, nëse është vrasje për vetëmbrojtje, apo nga pakujdesia, apo vrasje, sipas provave që do të paraqiten dhe çfarë do të vendosë juria e madhe” thotë një burim.
Një tjetër burim thotë se Dervishaj ka rrëfyer gjithçka. Vrasja ndodhi në 2 të mëngjesit të shtunën, jashtë rrezes së mbulimit të një kameraje të jashtme të sigurisë, por disa sekonda më vonë, Lacertosa sërish është munduar të hyjë në zonë, duke shtrënguar gjoksin dhe duke hapur xhaketën, thonë burimet.
“Ai u pengua, por la një njollë të madhe gjaku në anën e Dervishajt” tha një burim që kishte parë videon. Muratorit, iu dha gjak nga e fejuara e tij 24 vjeçare Briggette Scheider, por ai vdiq në spital.
Sherri vdekjeprurës ndodhi kur menaxheri i restorant Espana Ridi Zeneli dhe Dervishaj, i cili besohet se ka qenë i punësuar aty, mbërriti pas restorantit në kamioncinën e Dervishajt për të mbyllur dyqanin” thanë burimet.
Kur ata dolën në rrugën plot pemë para restorantit, ata kapën dy vetë të shoqërisë së Lacertosës që po urinonin përpara restorantit, thanë burimet.
“Kanë shkëmbyer fjalë, njerëzit filluan të shtyheshin dhe të ziheshin dhe shumë vetë të grupit të Lacertozës dolën nga restoranti” tha një burim. Të paktën 12 vetë rrethuan Zenelin dhe Dervishajn i cili ka humbur një gisht dhe ishte “duke lëvizur me shpejtësi krahun si një i çmendur” thotë një tjetër burim. “I iku mendja. Në një pikë, u duk se qëlloi njërin nga djemtë me grusht” thotë një tjetër burim.
Gjatë sherrit, Dervishajn e hedhin mbi kofkën e një makine të parkuar në rrugë, sikurse duket nga kamerat e sigurisë.
Por ai e mori shpejt veten dhe u ngrit në këmnbë, por nuk mund të hapte derën ndaj vrapoi e hyri në restorant, ku mori një thikë kasapi dhe qëlloi në gjoksin e Lacertosës, thonë burimet.
Zeneli mori një armë nga brenda, por ai më pas vrapoi kur ai u hodh, thanë burimet. Ai nuk është akuzuar për ndonjë krim. Dervishaj është qëlluar në 2007 gjatë një grabitje kriminale ndërkohë që është arrestuar edhe në 2004 sepse kishte kërcënuar bashkëshorten me një thikë, thonë burimet. Vëllai i tij Plaurenti drejton një organizatë kriminale shqiptare.

Banda e Lulzim Berishës
Redinel Dervishaj që u arrestua nga forcat e policisë në SHBA është vëllai i Plaurent Dervishajt, ish anëtar i Bandës së Durrësit, dhe një ndër personat më të kërkuar të drejtësisë shqiptare. Plaurent Dervishaj është kunati i Lulzim Berishës, dhe është dënuar në mungesë nga drejtësia shqiptare me burgim të përjetshëm.

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë