Vrau dy vëllezër, burgim
të përjetshëm Admir Tafilit

Vrau dy vëllezër, burgim <br />të përjetshëm Admir Tafilit
SHKODER - Admir Tafili dënohet me burgim të përjetshëm. Ky është vendimi që Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër dha për Tafilin. Trupi gjykues i përbërë nga Tonin Sterkaj, Emiljano Ruli dhe relatori i çështjes Ken Dhima, e shpalli Tafilin fajtor për kryerjen e një sërë veprash penale si vrasje në rrethana cilësuese ndaj 2 ose me shumë personave, armëmbajtje pa leje si dhe falsifikim dokumentesh.

Në konkluzionet përfundimtare organi i akuzës i përfaqësuar nga prokurorja Franceska Lekani, ka kërkuar burgim të përjetshëm për Admir Tafilin, pasi ka ekzekuar në Mars të vitit 2011 vëllezërit Pjetrushi.

Gjithashtu, pas arrestimit Admir Tafili u arratis nga burgu ku vuante dënimin për plagosje dhe vrasjen e dy vëllezërve për hakmarrje ndaj vrasjes së babait.

Vetë Tafili pas marrjes në pyetje në polici pranoi autorësinë e vrasjes së dyfishtë. Edhe pse nga mbrojtja është kërkuar që të pranohet gjykimi i shkurtuar, pasi autori pas kryerjes së krimit është vetëdorëzuar në polici dhe ka pranuar kryerjen e krimit, Admir Tafili, nuk i ka shpëtuar vendimit për burgim të përjetshëm.

(en/bd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohen dy makina në aksin Vorë-Rinas, ndërron jetë në spital një nga shoferët

Aksidentohen dy makina në aksin Vorë-Rinas, ndërron jetë në spital një nga shoferët