Violand Braçellari 43 vjeç është autori i vrasjes së efektivit të ‘Shqiponjave’ Enea Mekolli dhe i plagosjes së policit Edison Adri. Braçellari ishte shpallur në kërkim dhe dënuar me 10 vite burg për prodhim e shitje të narkotikëve ndërsa ishte fshehur në një stan në Lozhan dhe refuzonte të dorëzohej.

Policia i është kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe e ka neutralizuar. Ai ka marrë një plumb në pjesën e barkut dhe 2 në dorë ndërsa është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.


Lajmi kryesor:

Maliq/ Polici vritet në krye të detyrës, plagoset kolegu! Autori i fshehur në stan hapi zjarr me kallash, i shpëtoi 4 herë RENEA-s! (VIDEO)


K.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Qershor, 15:40

    Si ju duket plani i protestës për të shpërndarë qeverinë e Kuvendin dhe zgjedhja me short mes qytetarëve?