Vrau Elton Çiçon në 2016, Konfiskohen pasuritë e Jani Alisë e familjarëve të tij! Vila në Borsh, ullishte e njësi tregtare, pronat e më të kërkuarit në Shqipëri i kalojnë shtetit

TIRANË- Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi konfiskimin e shtatë pasurive në emër të personave të afërt të Jani Alisë, njërit prej personave më të kërkuar nga policia shqiptare i akuzuar ndër të tjera edhe për vrasjen e Elton Çiços, në vitin 2016 në Tiranë.

Katër njësi tregtare, një ullishte ne Sarandë, një vilë në Borsh dhe një objekt në legalizim në Palorto të Gjirokastrës, janë pasuritë që shteti i merr përfundimisht personazhit të akuzuar për disa vepra të rënda penale dhe të afërmve të tij.

Këto asete ishin sekuestruar më parë, pasi në mars 2020 policia i dërgoi  familjarëve formularin e OFL-së dhe më 28 dhjetor 2022 u konfiskuan nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë që mban datën 28 dhjetor 2022., pasi zotëruesi i tyre nuk arriti të provojë se ato janë krijuar me burime të ligjshme.

Vendimi i Shkallës së Parë u kundërshtua nga avokati i Jani Alisë dhe familjarëve përmes rekursit në Apel, por edhe shkalla e dytë ka lënë në fuqi konfiskimin për shtatë pasuritë, që rezultojnë se janë hedhur në emër të personave të tretë, të afërm me të kërkuarin.

Mes pronave të konfiskuara ndodhen dy njësi me vlerë përkatësisht 29 dhe 41 mijë euro, dy njësi të tjera me sipërfaqe totale 156 m2, një ndërtesë në legalizim në Palorto të Gjirokastrës, një ulishte 200 m2 në Sarandë dhe një vilë në proces legalizimi në Borsh.

Në maj 2018 Jani Aliaj u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm si autor i vrasjes së Elton Çiços.

Vrasja në Bllok 

Krimi ndodhi më 1 maj 2016 kur Jani Aliaj hyri brenda lokalit në zonën e ish-bllokut në Tiranë dhe qëlloi Elton Çiçon në tavolinën ku ishte ulur në shoqërinë e disa personave të tjerë përfshirë. Pas krimit, Jani Aliaj arriti të largohet dhe u shpall në kërkim me akuzën e vrasjes për hakmarrje. Motivi i krimit lidhet me konflikte të hershme, pasi në qershor 2000 Jani Aliaj vrau me thikë shokun e fëmijërisë së Elton Çiços.

Ky i fundit ishte angazhuar për të gjetur autorin e vrasjes dhe tri vjet më vonë, u ndodh në të njëjtin burg në Greqi me Jani Aliajn, pasi u arrestuan të dy për drogë.

Dy personazhet u konfliktuan në burg ku Elton Çiço plagosi në ajrim me thikë të improvizuar Jani Aliajn. Ata përfunduan dënimin grek dhe u kthyen në Shqipëri, ku dyshohet se Elton Çiço ka organizuar dy atentate ndaj Jani Aliajt, në janar dhe prill 2016 pa arritur ta ekzekutojë. Për këtë arsye sipas prokurorisë, në 1 maj 2016, Jani Aliaj vrau rivalin e tij dhe u arratis duke I shpëtuar arrestimit. Prej asaj kohe ai është vendosur në listën e personave më të kërkuar nga policia shqiptare.

Pasuritë e konfiskuara nga Apeli i GJKKO-së:

“1.      Pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 27 m2, në emër të shtetases L. Alia, e fituar me kontratën e shitjes në shumën 29.000 (njëzetë e nëntë mijë) Euro;

2.      Pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 38.15 m2, në emër të shtetases L. Alia, e fituar me kontratën e shitjes në shumën 41.000 (dyzetë e një mijë) Euro;

3.      Pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 26.4 m2, me adresë “Palorto” Gjirokastër, në emër të shtetasit N. Alia;

4.      Pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 130 m2, me adresë Lagjia Palorto Gjirokastër, në emër të shtetasit N. Alia;

5.      Objektin në proces legalizimi në emër të shtetasit N. Alia, me adresë Palorto, Gjirokastër;

6.      Pasuria e llojit ullishte, me sipërfaqe 200 m2, në emër të shtetasit N. Alia, me adresë Borsh, Sarandë;

7. Objektin Vila “Kav…….”, në proces legalizimi në emër të N. Alia etj, me adresë Borsh, Sarandë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:25
Vrau Elton Çiçon për hasmëri në 2016 në mes të Bllokut, kush është Jani Aliaj! Apeli i GJKKO i konfiskoi sot pasuritë

1686295557_janialiaj.jpg

Jani Aliaj, të cilit sot Apeli i GJKKO i konfiskoi pasurinë është nga Tepelena, dhe i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm, për vrasjen e bujshme në 1 maj 2016 në Tiranë, ku u vra Elton Çiço në lokalin 'De Niro" në zonën e ish-bllokut.

Sipas OFL-së, ndaj Jani Aliaj, ka edhe një masë arresti me burg dhënë nga Gjykata e Përmetit, për veprat penale ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ''Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër, mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Pse u vra Elton Çiçaj?

Shkak i vrasjes dyshohet se hasmëria mes Jani Alisë, dhe Elton Çiçajt, e nisur që në Greqi, kur dy personazhet ndodheshin në burg, i pari për akuzën e vrasjes ndërsa Çiçaj për drogë. Sipas burimeve të policisë, Çiçaj, kishte plagosur me thikë Jani Alinë pas një grindjeje burg. 

Më tej konflikti vijoi vitin e kaluar, kur Jani Alia u plagosur me armë në Gjirokastër dhe në janar të këtij viti. I dyshuar për këto ngjarje ishte Elton Çiçaj.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar