Jani Aliaj, të cilit sot "Operacioni Forca e Ligjit" i kërkoi të deklarojë pasurinë, është nga Tepelena, dhe i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm, për vrasjen e bujshme në 1 maj 2016 në Tiranë, ku u vra Elton Çiço në lokalin 'De Niro" në zonën e ish-bllokut. Jani Aliaj nuk ka bërë asnjë ditë burg dhe është ende në kërkim policor për një nga vrasjet që tronditi kryeqytetin 4 vite më parë. Aliaj është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, në një vendim të marrë ndaj tij në mungesë për veprën penale "vrasje me paramendim në bashkim me edhe me 4 vite për armëmbajtje pa leje.
Për ngjarjen e rëndë në ambientet e brendshme të lokalit në një orar mjaft të frekuentuar, u arrestua fillimisht edhe Renato Milloshi i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje. Por ky i fundit është lënë i lirë nga gjykata për mungesë provash.
Sipas OFL-së, ndaj Jani Aliaj, ka edhe një masë arresti me burg dhënë nga Gjykata e Përmetit, për veprat penale ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ''Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër, mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Në zbatim të aktit normativ Anti-KÇK, barrën e provës për ligjshmërinë e pasurive të vëna e ka edhe rrethi familjar i subjektit të OFL-së.
Lajmi kryesor:
OFL u kërkon të justifikojë pasurinë të dënuarit përjetë në kërkim për vrasje dhe trafikantit bashkëpunëtor me policë e doganierë
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.7%
-
Jo
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2499
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestohet në Athinë i shumëkërkuari Jani Aliaj! U dënua me burg përjetë për vrasjen e Elton Çiços në ish-Bllok më 2016! Nëntë vite në arrati
3 Janar, 10:57
-
Vrau Elton Çiçon në 2016, Konfiskohen pasuritë e Jani Alisë e familjarëve të tij! Vila në Borsh, ullishte e njësi tregtare, pronat e më të kërkuarit në Shqipëri i kalojnë shtetit
9 Qershor 2023, 09:17
-
Tiranë/ Miku i Ervis Martinajt kapet me armë në makinë te ‘Komuna e Parisit’! Valentino Kaçorri i dënuar për vrasje e trafik armësh e subjekt i OFL-së
17 Dhjetor 2022, 10:50
-
I dënuar në Itali për trafik droge dhe gjobëvënie, vlonjatit i sekuestrohen 6 apartamente dhe 1 dyqan! 4 pasuri i bleu 300 mijë euro në dorë
12 Dhjetor 2022, 12:07
-
E ardhur nga aktiviteti kriminal, GJKKO kalon në pronësi të shtetit pasurinë e Gazmir Kosiqit! Një djalë ia vranë, tjetrin ia plagosën në atentat me tritol
10 Tetor 2022, 12:39
-
Ia bllokoi OFL, GJKKO i kalon përfundimisht shtetit pronat e Emiljan Shegës, trafikant droge! Konfiskohen 1 apartament dhe 5 sipërfaqe toke
22 Shtator 2022, 13:41
-
Me ç'autokombanjë e korrën grurin? Vijon në GJKKO gjyqi i pazakontë me 240 fshatarë në mbrojtje të subjektit të OFL-së
20 Korrik 2022, 13:43
-
Shteti merr në përdorim ‘makinat' e konfiskuara nga OFL, 'furnizohen’ SPAK, KLGJ, policia e 'Pastrimi i Parave'
8 Korrik 2022, 14:08
-
Gjyq i pazakontë në GJKKO, 240 fshatarë dëshmitarë! OFL ‘në sitë’ pasurinë e fermerit: E bëri nga paratë e trafiqeve të të birit! I akuzuari: Punoj me autokombajnë
22 Qershor 2022, 12:36
-
Çuditë e sekuestrimeve dhe konfiskimeve…
16 Qershor 2022, 14:35
-
1 vit në seancë paraprake, rikthehet për rihetim çështja për numrin 2 të OFL, Artan Shkëmbi! Akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimit
6 Qershor 2022, 15:18
-
Gjykata e Tiranës pushoi çështjen ndaj vëllezërve Marku dhe hoqi sekuestron ndaj 5 mln eurove, Prokuroria ankimon vendimin
2 Qershor 2022, 11:05