Tiranë - Gjykata e Apelit ka dënuar me burgim të përjetshëm 64-vjeçarin Isuf Hasa i cili vrau fqinjin e tij Xhemal Meta më 13 janar të vitit të kaluar duke rrëzuar kështu vendimin e Gjykatës së Tiranës (7 janar 2026) e cila e kishte dënuar 64-vjeçarin me 25-vite burg .

Nga hetimet rezultoi se krimi ka ndodhur gjatë një akti vjedhjeje, i cili përfundoi me pasoja fatale për viktimën.

Autori Isuf Hasa, shkoi në shtëpinë e Metës dhe të dy u konfliktuan. 64-vjeçari Hasa e goditi Metën me çekiç në pjesën e prapme të kokës, duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas e fshehu çekiçin në shtëpinë e vajzës së tij. Po ashtu autori i mori viktimës edhe një shumë parash prej 200 mijë lekë.

Hasa u arrestua dy ditë pas vrasjes dhe atë kohë deklaroi se viktima përveçse e bullizonte dhe ofendonte, gjithashtu i kishte ngacmuar edhe gruan