Vrau fqinjin pas konfliktit për pronën në Pogradec, Gjykata lë në burg 65-vjeçarin 

POGRADEC- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për autorin Fatmir Manellari për vrasjen e bashkëfshatarit të tij Safet Hyskollari.

Me kokën e përulur, 63-vjeçari është paraqitur sot në Gjykatën e Rrethit Pogradec i penduar për krimin e bërë.

Report Tv mësoi se ky konflikt lindi për një rrugë, e cila përdorej nga viktima, por për të cilën pretendime kishte dhe autori 65 vjeçar.

Mbrëmjen e datës 9 Shtator, rreth orës 17:50, Fatos Manellari shkoi në banesën e Safet Hyskollarit dhe e ka goditur për vdekje në pragun e shtëpisë së tij. Pas kësaj menjëherë autori u largua.

Disa ditë më vonë, policia arriti të bjerë në gjurmët e 65-vjeçarit i cili jo vetëm që nuk ishte larguar nga vendi por madje fshihej në pyll, nga kanë mundur edhe ta arrestojnë.

Gazetari Armand Braho raportoi disa ditë më parë se autori kurohej nga depresioni teksa nga banorët dhe fqinjët njihej si njeri konfliktual.

Viktima pak muaj kishte që ishte rikthyer nga SHBA në Shqipëri, teksa nga të banorët ai njihej si një person i qetë dhe shumë i shoqërueshëm. Konflikti i fundit me Fatos Manellarin, i mori jetën 65 vjeçarit në pragun e shtëpisë të tij.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?