MIRDITE - Gjykata ka dënuar me 35 vite burg Azem Ukën i cili më 1 shtator të 2014-ës vrau me armë zjarri Berilion Kaçorrin dhe i plagosi rëndë gruan Orjeta Kaçorrin. 

Krimi ndodhi ne fshatin Lufaj te Mirdites, ndersa vete 30-vjeçari i cili pranoi vrasjen, tha se e ndermorri aktin ekstresm pasi e akuzonte Kaçorrin se i ngacmonte të shoqen.

Për shkak se i dyshuari e ka pranuar fajësinë dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar, prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 35 vjet burgim. Gjatë seancave gjyqësore, Azem Uka nuk ka shprehur pendesë për krimin e kryer. 

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)